fbpx
Tag: Nikolla Gruevski

tag: Nikolla Gruevski

Mihajlova edhe si u.d kryetare mund ta gjykoj Gruevskin

Zgjedhja e Tatjana Mihajlovës për kryerëse të detyrës kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk paraqet pengesë që ajo të vazhdoj ta udhëheq lëndën lidhur me akuzën e PSP për dhunë para Komunës Qendër në qershor 2013, ku i akuzuar i parë është ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. “Sipas rregullave, u.d kryetari mund të...

PSP ka edhe 6 muaj për hetime dhe akuza, nëse do të vazhdoj do të vendosin zgjedhjet

Nesër bëhen një vit nga dorëzimi i përgjimeve të paligjshme në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Sipas ligjit të tanishëm për PSP-në, mbeten edhe gjashtë muaj për hetime dhe ngritje të aktakuzave. Sipas nenit 22 nga Ligji për PSP, prokurorja Janeva “mund të ngrit akuza ose të urdhëroj ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj...

Njëqind ditët e dorëheqjes së ish kryeministrit Gruevskit u bënë një vit i plotë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski është në dorëheqje nga posti i kryeministrit tanimë 322 ditë, në vend 100 siç parashihet me Marrëveshjen e Përzhinës. Gruevski në maj të vitit të kaluar në intervistë për televizionin “Sitel” ishte i prerë se as nuk do të jep dorëheqje e as nuk do të pranoj formimin e qeverisë kalimtare sepse, sipas tij,...

Kotevski: Zaev kërkoi duele televizive dhe gjëra tjera, por nuk duhet t’i jepet çdo gjë

Zoran Zaev bën thirrje për shumë gjëra, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i plotësohet çdo gjë, e as duelet televizive, tha për “Meta” zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski, duke u përgjigjur në pyetjen tonë nëse Nikolla Gruevski do t’i përgjigjet thirrjes së oponentit të tij politik dhe do të pranoj duel televiziv. “Zaev bën thirrje për...

VMRO DPMNE: Janeva më mirë të kandidohej për bartëse e listës së LSDM-së

Konferenca e sotme në të cilën u publikua rasti “Shënjestra” për partinë e VMRO DPMNE-së është edhe një dëshmi se Katica Janeva është dorë e vazhduar e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe se po zbaton synimin e tij, “për ridefinim dhe federalizim të Maqedonisë si shteti binacional dhe ta akuzoj Maqedoninë se është fajtore për kontestin me Greqinë”. Sipas...

Gjykata anuloi seancën për akuzën e PSP-së kundër Gruevskit dhe Janakieskit

Seanca gjyqësore për akuzën e PSP-së për dhunën në komunën Qendër është anuluar prej 21 nëntor për 16 dhjetor, pesë ditë pas zgjedhjeve, me kërkesë të Nikola Dodevskit, avokatit të njërit nga të akuzuarit, ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski. Gjykata Penale njofton se avokati Dodevski me shkrim ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 të anulohet pasi...

Zoran Bozhinovski quan gjykatën “çmenduri” dhe dënohet me 2000 euro

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, në seancën e sotme në rastin që zhvillohet kundër tij për spiunim, shantazh dhe ryshfet, është dënuar me 2000 euro për shkak të mosrespektimit të gjykatës dhe sjellje të pahijshme. “Nuk ju përshtatet kjo që po e them. Jeni të uritur për para. Kjo është çmenduri e jo gjykatë. Më 12 dhjetor...

Brukseli: Politikanët të mos sulmojnë diplomatët, por të pëqendrohen në zgjedhjet

Politikanët e Maqedonis të përmbahen nga sulmet ndaj diplomatëve, ambasadorëve dhe politikanëve tjerë dhe të sillen në mënyrë profesionale, porositin diplomatët nga Brukseli. Nga Brukseli porositin Qeverinë dhe vendin që të fokusohen në zgjedhjet që ato të jenë korrekte dhe demokratike dhe gjatë fushatës zgjedhore politikanët të mos bëjnë lojëra të pistë dhe të mos bëjnë goditje të ulëta, në...

Nëntori do të jetë muaji më “gjyqësor” i vitit

Muajin e ardhshëm në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar dhe duhet të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, mes të cilave gjykimi për “Puç”, ngjarjet në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të dhe “Lagjen e Trimave”, etj. Thuajse të gjitha gjykimet janë për raste që kanë lidhje direkte apo indirekt me...

Zaev: Gruevski dëshiron zgjedhje në vitin tjetër- unë nuk do të ulem më në bisedime

“Nuk dua as të mendoj se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ose ndonjë pjesë të ligjit, sepse çdo njeri normal e di se kjo do të shkaktojë që populli ta zbrazë zemërimin prapë nëpër rrugë”, tha lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për radion Kanal 77. Ai shtoi se nëse...

Gruevski paralajmëroi ndërtimin e 140 çerdheve

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski promovoi projekt për ndërtimin e 140 çerdheve për fëmijë, prej të cilave 100 do të jenë tërësisht të reja. Sipas projeksioneve, projekti do të kushtojë 25 milionë euro. Gruevski konsideron se Qeveria në krye me VMRO DPMNE-në vitet e kaluara plotësisht ka kthyer fokusin në rritjen e kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve të moshës...

Gruevski: Nuk e arsyetoj as Nedelkovskin, e as vendosjen ilegale të pllakës përkujtimore në Kajmakçalan

"Lidhur me ngjarjet me pllakën përkujtimore në Kajmakçalan, s'mund të arsyetoj vendosjen ilegale nga ushtarët e shtetit tjetër, të cilët ilegalisht kanë bërë këtë e as mënyrën se si gazetari Milenko Nedelkovski ka vendosur individualisht dhe me akt që gjeneron energji negative dhe urrejtje të ballafaqohet me këtë akt" shkruan kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në Facebook. "Nëse Serbia...

Gruevski paralajmëroi autobus elektrik në rolin e tramvajit

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevksi sot paralajmëroi se Qyteti i Shkupit do të filloj me furnizimin e autobusëve elektrik, që do të kenë efekt të ngjashëm me tramvajin. Gruevski, në fjalimin e tij në Muzeun e luftë maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, ku njoftoi masa të reja nga fusha e automobilizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, tha se do...

VMRO DPMNE nuk do t’i mbështet kërkesat e Katica Janevës, thotë Gruevski

Partia e VMRO DPMNE-së nuk do t’i respektoj kërkesat e prokurores speciale, Katica Janeva që të enjten I drejtoi në Kuvend, e ku kërkon të vazhdohet puna e PSP-së, vazhdimin e afatit për hetime, ndryshimin e ligjieve për dëshmitarët dhe privatësinë si dhe respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këtë sot e deklaroi kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla...

LSDM ndryshon retorikën: “I dyshuari Gruevski” tani bëhet “i akuzuari Gruevski”

Pas paralajmërimit të PSP se ka ngritur dy padi deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njëra për shkatërrimin ilegal të dokumenteve lidhur me pajisjen e përgjimit dhe e dyta për dhunën në Komunën Qendër, LSDM-ja opozitare ndryshoi retorikën me të cilën i drejtohet ish kryeministrit Gruevski. Në njoftimet deri tek mediat dhe anëtarëve të tyre, kjo parti nuk thotë më...

Janeva: Gjykata pa arsye anuloi rastin “Puçi” dhe nuk i ka dërguar ftesë Gruevskit

Seanca e sotme për rastin “Puçi” është anuluar për shkak të mosprezencës së njërit anëtarë të jurisë. Ky është arsyetimi zyrtar i gjykatës rreth anulimit të seancën, e cila është shtyrë për më 1 nëntor. Prokurorja speciale Katica Janeva tha se gjykata pa arsye ka anuluar seancën për shkak të sëmundjes së jurisë, që siç tha, është në kundërshtim me...

Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Pas një ore vonesë, katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në takim, krahas Gruevskit, nga VMRO DPMNE është edhe ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov. Nga LSDM krahas kreut Zoran Zaev janë edhe Radmila Sheqerinska dhe Renata Deskovska. PDSH prezantohet nga lideri Menduh Thaçi dhe Imer Aliu ndërsa qëndrimet e BDI-së do t'i prezantoj Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Në...

“Mercedesi” i quajtur “Ajo me shkronjën M” nëpër Maqedoni do të pyet për “kushëririn” prej 575.000 euro

“Ajo me shkronjën M- përmes rrugës së hipokrizisë dhe solidaritet” është aksioni i OJQ-së “Akva” nga Struga, anëtarët e të cilës me “mercedes” i blerë 1000 herë më lirë (rreth 500 euro) do të shëtitin nëpër Maqedoni dhe do t’i pyesin qytetarët nëse kanë dëgjuar për “tjetër mercedes” prej 575.000 euro. “Të nxitur nga temat e bisedave telefonike mes ministres...

Traditë e zezë: Edhe Urko i Gruevskit edhe Zekirov i Mijallkovit shkelën nga një jetë njeriu

Dejan Mitrovski – Urko dhe Alen Zekirov, përveç asaj që të dy kanë qenë sigurim personal të ish kryeministrit dhe liderit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe të kushëririt të tij ose ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të përbashkët e kanë edhe atë që, të dy janë të përfshirë në aksidente komunikacioni me pasoja fatale. MPB, dje...

Dejan Mitrovski- Urko ka vozitur BMW-në, thuhet në regjistrin e trafikut në Kisela Vodë

Dejan Mitrovski- Urko, ish shefi i sigurimit të ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka vozitur makinën BMW që mbrëmë në lagjen Kisela Vodë u përfshi në aksident trafiku ku lëndime të rënda trupore mori një djalë 22 vjeçar i cili ka vozitur motoçikletën. Këtë e tregon regjistri i trafikut, që sot e publikoi portali “Nova TV”. Nga regjistrimi mund të shihet...