fbpx

Traditë e zezë: Edhe Urko i Gruevskit edhe Zekirov i Mijallkovit shkelën nga një jetë njeriu

-

Dejan Mitrovski – Urko dhe Alen Zekirov, përveç asaj që të dy kanë qenë sigurim personal të ish kryeministrit dhe liderit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe të kushëririt të tij ose ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të përbashkët e kanë edhe atë që, të dy janë të përfshirë në aksidente komunikacioni me pasoja fatale.

MPB, dje deklaroi se Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër “Urkos”, për aksidentin e 27 korrikut, si pasojë e së cilës, rëndë u lëndua një motoçiklist 22 vjeçar, ndërkaq pas disa ditëve ndërroi jetë.

Ish sigurimi i Mijallkovit, Alen Zekirov, në vitin 2009, në bulevardin “Partinzan”, me motor e shkeli shkupjanin e moshuar 73 vjeçar, Simo Serafimovski, derisa ai e ka ngarë biçikletën në vizat e bardha për këmbësorët.

Procesi gjyqësor kundër Zekirov, ka zgjatur thuajse 6 vjet, për shkak të anulimeve të shumta, pasi që i njëjti nuk është paraqitur në Gjykatë, ndërkaq gjithashtu është vonuar edhe ekspertiza e aksidentit.

Zekirov në vitin 2014, u dënua më burg vetëm me gjashtë muaj.

Pas aktgjykimit, nuk ka të dhëna se Zekirov a e ka mbajtur burgun, se a ka pasur ndonjë procedurë në gjykatë më të lartë dhe cili është rezultati (nëse ka pasur) nga  ajo procedurë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.