fbpx

Gruevski paralajmëroi autobus elektrik në rolin e tramvajit

-

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevksi sot paralajmëroi se Qyteti i Shkupit do të filloj me furnizimin e autobusëve elektrik, që do të kenë efekt të ngjashëm me tramvajin.

Gruevski, në fjalimin e tij në Muzeun e luftë maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, ku njoftoi masa të reja nga fusha e automobilizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, tha se do të merren 30 minibusë dhe 20 autobusë të mëdhenj, që do të kenë relacionin e njëjtë si të tramvajit.

“Furnizimi me 20 autobusë me dy pjesë me dizajn të tramvajit, jo vetëm qo do të arrijë efektin e njëjtë ekologjik, numrin e njëjtë të kabinave me numrin e njëjtë të udhëtarëve, shpejtësia e njëjtë e mundësuar me shirit rezervë, njëjtë si tramvaji, komoditet e kështu me radhë, por ajo që është dallimi kyç, do të evitoj gërmim në qytet në periudhë prej disa viteve dhe realizim më të shpejtë të çmimi, do të thotë vetëm rreth 12 milionë euro, që do të paguhen në disa këste vjetore” tha Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.