Partia e VMRO DPMNE-së nuk do t’i respektoj kërkesat e prokurores speciale, Katica Janeva që të enjten I drejtoi në Kuvend, e ku kërkon të vazhdohet puna e PSP-së, vazhdimin e afatit për hetime, ndryshimin e ligjieve për dëshmitarët dhe privatësinë si dhe respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këtë sot e deklaroi kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Shkup.
“Siguruam çdo gjë që duhej. Buxhet, mjete, punësime, hapësira, logjistikë dhe çdo gjë tjetër. U ndryshuan ligjet e nevojshme, të harmonizuara me opozitën dhe nuk mendoj se ka nevojë të ketë zgjerim, mdindërtim apo marrëveshje të re” deklaroi Gruevski.
Në pyetjen nëse do të paraqitet në gjykatë si dëshmitar në lëndën “Puçi”, Gruevski tha se do të paraqitet në merr ftesë nga gjykata.