fbpx

PSP ka dëshmitarë që do të konfirmojnë se pushteti ka vjedhur zgjedhjet

-

PSP ka dëshmitarë që vërtetojnë se zyrtar të lartë në pushtet kanë kurdisur zgjedhjet, mëson “Meta”. Dëshmitarët tani për tani janë të mbrojtur dhe emrat i dinë vetëm disa prokurorë që të mbrohet privatësia e tyre.

“PSP ka dëshmitarë që do të konfirmojnë se pushteti ka vjedhur zgjedhjet. Ata do të rrënojmë mitin e fitores së pastër nga garnitura në pushtet” thonë burimet e afërta të PSP-së për “Meta”.

A ka dëshmitarë për rastin me mashtrimet zgjedhore që dëshmojnë në favor të PSP, pyetëm edhe në Specialen.

“Përveç materialeve, kemi edhe prova verbale, por në interes të hetimit s’mund të zbulojmë më shumë detaje” thuhet në përgjigjen e tyre.

Më 12 shkurt të këtij viti, PSP ngarkoi dy ish ministrat Gordana Jankulloskën dhe atë të transportit Mile Janakieski, sekretarin e përgjithshëm dhe persona tjerë të panjohur, se kanë kryer vepra penale kundër zgjedhjeve. Ky ishte rasti i parë për të cilin PSP ngriti hetim ndërsa zhvillohet nën emrin “Titanik”.

“Në vitin 2012, të dyshuarit me funksion ministër i brendshëm, i transportit dhe lidhjeve dhe sekretari i Qeverisë, së bashku me persona të panjohur, për shkak të mbijetesës në pushtet të partisë dhe privilegje të tyre personale, kanë krijuar grup për të kryer vepra penale kundër zgjedhjeve” tha në shtyp Fatime Fetai.


 Konferenca e shtypit ku kreu i LSDM-së, Zoran Zaev prezantoi “bombën e 7-të“

Për këto vepra, parashihet dënim minimal prej 3 vite burg.

“Në bazë të bisedave të përgjuara, PSP vendosi kompetencë për më shumë lëndë. Një prej tyre është lënda “Titanik”, me numër rendor 1. Kjo është rastësisht, edhe pse për ne bëhet fjalë për lëndën e dytë për nga rëndësia menjëherë pas përgjimeve, megjithatë veprat penale ndaj zgjedhjeve dhe votimeve dhe legjitimiteti i fituar me këto zgjedhje, është fillimi i kriminalizimit të sistemit të plotë institucional” tha Fetai.

Prokuroria konsideron se të dyshuarit kanë krijuar grup i cili ka planifikuar vepra penale ndaj zgjedhjeve dhe votimeve, duke kriminalizuar procesin zgjedhor për të qëndruar në pushtet.

Është nisur procedurë hetimore ndaj më shumë personave që ngarkohen për bashkim kriminel, shkeljen e të drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje, shkatërrim të materiale zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.

Në PSP kanë vërtetuar se nga MPB për këtë qëllim janë dhënë 15.000 numra të ri amë, 35.000 letërnjoftime që nuk janë marrë nga kërkuesit dhe janë pranuar më shumë se 60.000 shtetas të ri.

Fetai atëherë njoftoi se “për rolin e diasporës dhe përfaqësive konsulare do të hapet lëndë e veçantë”.

Më poshtë janë regjistrimet e zyrtarëve lidhur me mashtrimet zgjedhore:

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.