fbpx

Nëntori do të jetë muaji më “gjyqësor” i vitit

-

Muajin e ardhshëm në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar dhe duhet të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, mes të cilave gjykimi për “Puç”, ngjarjet në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të dhe “Lagjen e Trimave”, etj.

Thuajse të gjitha gjykimet janë për raste që kanë lidhje direkte apo indirekt me bisedat e përgjuara, protestat dhe krizën politike në vend. Në mesin e të akuzuarve janë krerët e dy partive më të mëdha ndërsa akuzat ndaj tyre i përfaqëson PSP, që duhet të debutoj në gjykatë.

  • 1 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Puçi”, ku në mesin e të akuzuarve është ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ky rast është në kompetencën e PSP-së. Dëshmitari i vetëm në rastin “Puçi” është lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski (Ndryshe, sipas marrëveshjes mes PSP dhe gjykatës, nëse seanca nuk mbahet më 1 nëntor, e radhës do të jetë më 3 nëntor, e nëse edhe në këtë rast anulohet, termini i ardhshëm do të jetë 7 nëntor).
  • 3 nëntor– Vazhdon gjykimi i rastit “Lagja e Trimave” gjegjësisht për ngjarjet e 9 dhe 10 majit vitin e kaluar.
  • 10 nëntor– Është caktuar gjykimi ndaj gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai ngarkohet për bashkim kriminel, spiunim dhe shantazh
  • 14 nëntor– Gjykimi i aktivistit Pavle Bogoevski, i cili ngarkohet se gjatë protestave të “Revolucionit laraman” ka dëmtuar objektin e Ministrisë së kulturës.
  • 21 nëntor– Është caktuar fillimi i gjykimit për rastin e quajtur “Shuplakat në Komunën Qendër”. I akuzuari i parë në këtë rast është kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit, Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për nxitjen e dhunës së organizuar para komunës Qendër në vitin 2013.
  • 22 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Ryshfeti” ku ngarkohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për dhënie ryshfeti prej 924 euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçevaliev për privatizim të tokës shtetërore.

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.