fbpx

LSDM ndryshon retorikën: “I dyshuari Gruevski” tani bëhet “i akuzuari Gruevski”

-

Pas paralajmërimit të PSP se ka ngritur dy padi deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njëra për shkatërrimin ilegal të dokumenteve lidhur me pajisjen e përgjimit dhe e dyta për dhunën në Komunën Qendër, LSDM-ja opozitare ndryshoi retorikën me të cilën i drejtohet ish kryeministrit Gruevski.

Në njoftimet deri tek mediat dhe anëtarëve të tyre, kjo parti nuk thotë më “i dyshuari Gruevski”, por “i akuzuari Gruevski”.

Në reagimin e djeshëm të LSDM-së për mos- paraqitjen e Gruevskit në seancën për rastin “Puçi”, LSDM shkroi “I akuzuari Nikolla Gruevski mund t’u diktoj sa të doj njoftime VMRO DPMNE-së dhe kryesisë së Gjykatës Themelore Shkupi 1, që të arsyetojnë mungesën e tij në seancën ndaj Zoran Zaev”.

Sot, në konferencën shtypi, zëdhënësi i partisë Petre Shilegov, duke folur për projektin “Maqedonia punëson” tha: “I këtillë është projekti i sajuar “Maqedonia punon” të akuzuarit Nikolla Gruevski, që e krahason pushtetin pikërisht përmes kësaj agjencie? Nëse Agjencia e punësimeve angazhon punëtorë “në të zezë”, çfarë po ndodh në institucionet tjera të shtetit”?

Edhe pse PSP nuk lakoi emra të personave të dyshuar, sipas bisedave të përgjuara mund të arrihet përfundimi se bëhet fjalë për kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish ministrin e transportit, Mile Janakievski.

“Bëhet fjalë për bisedë nga komunikimi telefonik mes dy pjesëtarëve të pushtetit ekzekutiv, që është bërë më 1 qershor 2012 më ora 20:50 dhe zgjat 4 minuta e 4 sekonda. Biseda zhvillohet pasi veç më është caktuar seancë e Këshillit të komunës Qendër, ku si pika të rendit të ditës janë vendosur ndalesat në disa plane të detajuara urbanistike, mes të cilave edhe për “Mal Ring”- tha Fetai.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.