fbpx

Janeva: Gjykata pa arsye anuloi rastin “Puçi” dhe nuk i ka dërguar ftesë Gruevskit

-

Seanca e sotme për rastin “Puçi” është anuluar për shkak të mosprezencës së njërit anëtarë të jurisë. Ky është arsyetimi zyrtar i gjykatës rreth anulimit të seancën, e cila është shtyrë për më 1 nëntor.

Prokurorja speciale Katica Janeva tha se gjykata pa arsye ka anuluar seancën për shkak të sëmundjes së jurisë, që siç tha, është në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale.

Janeva gjithashtu reagoi lidhur me atë pse nuk është ftuar si dëshmitar kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, që për prokuroren është e papranueshme.

Nga gjykata, siç shton ajo, arsyetimi ka qenë se nuk ka nevojë për ardhjen e tij në këtë fazë të procedurës.

“Vlerësoj se nuk është e lejuar të mos lihen gazetarët brenda në gjykatë. Shpresoj radhën tjetër ata të hynë dhe të dëgjojnë se çfarë kam për të thënë në gjykatë” tha Janeva.

Ajo shton duke thënë se periudha prej një muaj e gjysmë deri në seancën e ardhshme është shumë e gjatë dhe se nuk është në rregull lëndë kaq e rëndësishme të anulohet për kaq kohë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për arsyen e anulimit të gjykimit, Janeva tha se kjo pyetje duhet t’i parashtrohet kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vladimir Pançevski.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se anulimi i seancës së sotme është dëshmi për shkeljen e drejtësisë nga gjykata “për shkak të disa politikave të çoroditura”.

“Sot nuk kishte seancë, pasi dëshmitari kryesor, dëshmitari i vetëm në këtë rast, Nikolla Gruevski vendosi që mos të paraqitet apo i është thënë gjykatës që mos t’i dërgoj ftesë. Por, që të mbulohet mjaftueshëm, kinse është penguar njëri nga dy anëtarët e jurisë të jetë prezent, edhe pse ligji përcakton ndërrim të anëtarëve të jurisë”- deklaroi Zaev.

I pyetur lidhur me pritjet për procedimin e dy padive që i ngriti PSP, Zaev tha se nuk dëshiron të komentoj punën e gjykatës, por se bindshëm beson se pjesa më e madhe e gjykatësve janë profesionist dhe njerëz të ndershëm.

Në seancën e sotme, krahas kreut të LSDM-së, Zaev, prezent ishin edhe të akuzuarit tjerë në lëndën “Puçi” si ish kryetari i DSK-së, Zoran Verushevski,bashkëshortja e tij, Sonja Verushevska, Gjorgi Lazarevski dhe Branko Palifrov.

Ata ngarkohen për veprën penale spiunim, përgjim të paautorizuar dhe dhunë ndaj zyrtarëve më të lartë të organeve të shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.