fbpx

“Mercedesi” i quajtur “Ajo me shkronjën M” nëpër Maqedoni do të pyet për “kushëririn” prej 575.000 euro

-

“Ajo me shkronjën M- përmes rrugës së hipokrizisë dhe solidaritet” është aksioni i OJQ-së “Akva” nga Struga, anëtarët e të cilës me “mercedes” i blerë 1000 herë më lirë (rreth 500 euro) do të shëtitin nëpër Maqedoni dhe do t’i pyesin qytetarët nëse kanë dëgjuar për “tjetër mercedes” prej 575.000 euro.

“Të nxitur nga temat e bisedave telefonike mes ministres së brendshme dhe kryeministri, ndërsa lidhur me blerjen e “Mercedesit Maybach” prej 575.000 euro, vendosëm edhe ne të blejmë një “Mercedes” dhe ta emërojmë si “Ajo me shkronjën M” (frazë që e përdorte kryeministri kur pyet për mercedesin)” thuhet në shpjegim.

Aksioni pritet të filloj në fund të muajit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.