fbpx

VMRO DPMNE: Janeva më mirë të kandidohej për bartëse e listës së LSDM-së

-

Konferenca e sotme në të cilën u publikua rasti “Shënjestra” për partinë e VMRO DPMNE-së është edhe një dëshmi se Katica Janeva është dorë e vazhduar e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe se po zbaton synimin e tij, “për ridefinim dhe federalizim të Maqedonisë si shteti binacional dhe ta akuzoj Maqedoninë se është fajtore për kontestin me Greqinë”.

Sipas reagimit të VMRO DPMNE-së, qëllimi i konferencës së shtypit ka qenë që t’i mbuloj deklaratat skandaloze dh premtimet e Zaevit që ia ka dhënë diasporës shqiptare në Zvicër. Partia në pushtet akuzon Janevën se pa kurrfarë prove është futur në fushatë politike.

“PSP vendosi të kyçet në fushatë zgjedhore ende pa filluar ato dhe pa u zyrtarizuar fillimi” thuhet në reagim.

Nga partia në pushtet thonë se Janeva sot nuk ka shpjeguar si kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe të gjithë zyrtarët tjerë të partisë janë njerëzit që kanë qenë më të përgjuar, dhe me këtë ka tentuar pa fije turpi të mbuloj “kriminelin e falur Zoran Zaev dhe mikun e tij Zoran Verushevski”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.