fbpx

PSP nuk konfirmon, por edhe nuk përjashton mundësinë që edhe Ivanov dhe ambasadorët të jenë përgjuar

-

PSP, edhe pse kjo pyetja u parashtruar, sot nuk tregoi nëse në shtatë vitet e kaluar (2008-2015) përveç politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve, janë përgjuar edhe ambasadorët dhe diplomatët në vend, si dhe shefi i shteti, Gjorgje Ivanov.

Prokurorja Lençe Ristoska, edhe pse nuk konfirmoi, por nuk përjashtoi mundësinë se Ivanov dhe diplomatët e huaj kanë qenë “shënjestër” e të dyshuarve, për të cilët sot PSP mbajti konferencë duke publikuar rastin më të ri.

Ristoska tha se “për momentin nuk posedon të dhëna se kush është përgjuar”, por beson se hetimi do të jep përgjigjen e kësaj. Ajo në mënyrë elegante evitoi përgjigje direkte dhe u nxor me formulimin: “Këto të dhëna nuk i posedoj për momentin para meje për t’ju njoftuar saktë kush ka qenë shënjestër e ndjekjeve”

“Për personat që kanë qenë shënjestër posedojnë të dhëna të caktuara, por këto të dhëna nuk i posedoj për momentin para meje që saktë t’u tregoj se kush është ndjekur. Kuptohet, bëhet fjalë për numër të madh të numrave telefonik, pronarët e të cilave duhet t’i konfirmojmë. Ashtu siç do të zgjerohet hetimi, besoj do të informoheni” tha Ristoska. Ajo qe pyetur edhe për presidentin e shtetit, nëse i njëjti është ndjekur.

“Kuptohet, nëse ka, do të njoftoheni në kohë , për momentin s’kemi informacion nëse presidenti i shtetit ka qenë shënjestër” tha Ristoska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.