fbpx

Dejan Mitrovski- Urko ka vozitur BMW-në, thuhet në regjistrin e trafikut në Kisela Vodë

-

Dejan Mitrovski- Urko, ish shefi i sigurimit të ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka vozitur makinën BMW që mbrëmë në lagjen Kisela Vodë u përfshi në aksident trafiku ku lëndime të rënda trupore mori një djalë 22 vjeçar i cili ka vozitur motoçikletën. Këtë e tregon regjistri i trafikut, që sot e publikoi portali “Nova TV”.

Nga regjistrimi mund të shihet se trafiku ka ndodhur 30 minuta pas mesnatës në bulevardin “Boris Trajkovski” dhe rrugën “Nevena Gjorgieva Dunja”.

Në aksident është lënduar Stojanço Andonov (1994) i cili ka vozitur biçikletën “Honda CBR900” pa targa dhe siç thuhet në regjistër, ka dalë në anën e djathtë të shtegut dhe duke kaluar trotuarin ka qëlluar në xhamin dhe kornizën e aluminit të mishtores “Soleta” ndërsa trupi ka qëlluar në reklamën afër trotuarit.

Më pas, motoçiklisti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohridski” ku mjekët kanë konstatuar lëndimet ndërsa ai për momentin është në rrezik për jetë.

Për aksidentin më orën 2 është njoftuar prokurorja publike Katerina Kolareviq e cila, siç thuhet në regjistrim, nuk ka dalë në vend ndërsa kompetencat për ekspertizën ia ka lënë ekipit policor.

Më 27 korrik 2016, më orën 00.40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovsin”, ka ndodhur përplasje mes makinës BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.D (43) nga Shkup dhe motoçikletës “Honda CBR” pa targa, e drejtuar nga S.A (22) nga Shkupi. Në fatkeqësi, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi i motoçikletës i cili me ndihmën e shpejtë është dërguar në Klinikën “Naum Ohridski”. I njëjti është në gjendje kritike për jetë” thuhet në buletinin e sotëm të MPB-së.

Ndryshe, emir i tij përmednet në bisedat e përgjuara që vitin e kaluar i publikoi kreu i LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.