Nesër bëhen një vit nga dorëzimi i përgjimeve të paligjshme në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Sipas ligjit të tanishëm për PSP-në, mbeten edhe gjashtë muaj për hetime dhe ngritje të aktakuzave.

Sipas nenit 22 nga Ligji për PSP, prokurorja Janeva “mund të ngrit akuza ose të urdhëroj ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tij”.

Nëse PSP do të ketë mandat të vazhduar, drejtpërdrejtë varet nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjegjësisht se cila nga partitë politike do të merr shumicë në Kuvend dhe do të formoj Qeveri.

Kreu i VMRO DPMNE-së në mitingun e djeshëm në Shtip porositi se ai që kërkon të prolongohet puna e PSP-së, angazhohet për prolongimin e krizës politike dhe nuk ka qëllime të mira për shtetin.

“Nevojitet fitorja të jetë e fortë që të mos mund askush të prolongoj krizën politike dhe kaosin në Maqedoni. Garancia e vetme se kriza politike do të mbaroj më 11 dhjetor janë 63 vende deputetësh për VMRO DPMNE-së dhe Koalicionin për Maqedoni më të mirë” theksoi Gruevski.

Bartësi i listës së kandidatëve nga LSDM në njësinë 1 parë, Stevo Pendarovski në ditën e parë të fushatës më 21 nëntor theksoi se nëse e marrin besimin e popullit, do të vazhdohet mandati i PSP-së ndërsa do të formohet edhe sektorë special gjyqësor për procedimin e lëndëve të PSP-së.

“Pas fitores më 11 dhjetor, menjëherë do të vazhdohet mandati i PSP-së, me çka do të mundësohet kohë e mjaftueshme për procedimin e lëndëve që dalin nga bisedat e përgjuara” deklaroi Pendarovski.

Për vazhdimin e mandatit të PSP-së është angazhuar edhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi- Blloku i tretë, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit. Ai gjithashtu kërkoi që pas zgjedhjeve të bëhet marrëveshje e re për formimin e sektorëve special gjyqësor në Gjykatën Penale, i cili do t’i procedojë lëndët e PSP-së.

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokuroria Themelore Publike më 4 dhjetor vitin e kaluar, PSP-së i kanë dorëzuar 31 lëndë nga përgjimet ilegale ndërsa Janeva dhe ekipi i saj morën raste nga prokuroritë në Manastir dhe Kumanovë.

Më 15 dhjetor vitin e kaluar, prokurorja speciale njoftoi se PSP është kompetente dhe do të punoj në 34 lëndë, përfshirë lëndën “Puçi”. Më 30 dhjetor lideri i LSDM-së, Zoran Zaev PSP-së ia dorëzoi të gjitha materialet, regjistrimet dhe transkriptet nga “bombat”.

Në periudhën e deritanishme prej 1 viti, PSP hapi nëntë procedura hetimore dhe ngriti dy akuza ndaj qindra njerëzve.

PSP në këtë periudhë ballafaqohet me sërë pengesash nga institucionet tjera të shtetit në veçanti nga Gjykata Penale në Shkup dhe Prokuroria publike.