fbpx

Anketat parazgjedhore mund të publikohen deri më 6 dhjetor

-

Anketat që tregojnë se në çfarë drejtimi zhvillohet mendimi publik në periudhën parazgjedhore dhe sa është rejtingu i partive politike, sipas Kodit zgjedhor, mund të publikohen më së voni pesë ditë para ditës së zgjedhjeve respektivisht deri më 6 dhjetor.

Rezultatet nga hulumtimet e mendimit publik në ditën e zgjedhjeve s’mund të publikohen para orës 19 gjegjësisht para mbylljes së pikave të votimit.

Gjatë publikimit të rezultateve, mediumet janë të obliguar që të publikojnë të dhënat për emrin e porositësit dhe paguesit e hulumtimit, institucioni i cili e ka kryer hulumtimin, metodologjia që është zbatuar, madhësia dhe struktura e ekzemplarit dhe koha kur është zbatuar anketa.

Anketa e fundit, e publikuar para dy ditëve, që e zhvilloi agjencia “Rejting” me porosi të “24 Vesti” ka treguar dallimin më të vogël deri më tani mes VMRO DPMNE dhe LSDM gjegjësisht vetëm 1,4%. Sipas hulumtimit, për VMRO DPMNE do të votonin 29,9%, për LSDM 28,5 %, për BDI 6,8 %, ndërsa për PDSH-në2,8 %.

Para anketës së “Rejting” më 25 nëntor, me anketa dolën edhe “Brima Galup” me porosi të javores “Republika” ndërsa më pas edhe Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me televizionin “Telma”.

Edhe pse të publikuara në të njëjtën ditë, këto anketa kanë rezultate të ndryshme. Sipas anketës së “Brima Galup”, dallimi mes VMRO DPMNE dhe LSDM është 9,7% ndërsa sipas “Societas Civilis” është 4,8%.

Hulumtimi i “Brima Galup” ka treguar se nëse javën e ardhshme mbahen zgjedhjet, 25,8% do të votonin për VMRO DPMNE, për LSDM 16,7%, BDI 6,5%, PDSH 3%, Besa 3,2%, të papërcaktuar kanë qenë 14% ndërsa përgjigje nuk kanë dhënë 11,5% e të anketuarve.

Rezultatet e anketës së Institutit për demokraci “Societas Civilis” kanë treguar se për VMRO DPMNE do të votonin 23,7%, LSDM 18,9%, BDI, 6,2%, PDSH 3,3$, Besa 1,2% ndërsa për partitë tjera do të votonin 4,9%.

Dallimi në renditje mes dy partive më të madhe maqedonase, VMRO DPMNE dhe LSDM është 4,2% në favor të partisë në pushtet, kanë treguar rezultatet e anketës së fundit të agjencisë “Faktor Plus Adria” më 27 tetor.

Më 15 tetor, anketë zhvilloi edhe instituti “Dimitria Çupovski” ku rezultatet kanë treguar se për VMRO DPMNE do të votonin 27,6, LSDM 16,1%, BDI 6,3%, PDSH 2,9%. Për asnjërën parti janë përgjigjur 22% ndërsa “nuk e di” kanë deklaruar 17,4%.

Institucion ndërkombëtar republikan IRI që bën disa hulumtime të mendimit publik gjatë vitit për më shumë teka, njoftoi se nuk do të realizoj anketë parazgjedhore për renditjen e partive në Maqedoni.

Anketat e IRI-t vlejnë si një prej më të saktëve dhe më relevantëve kur bëhet fjalë për renditjen e partive dhe krerëve të tyre.

Sipas anketës së fundit të IRI-t, më 9 qershor, 27% kanë deklaruar se do të votonin për VMRO DPMNE-në, 18% për LSDM-në, 23 nuk janë përgjigjur, për BDI-në 6%, për PDSH-në 3% ndërsa fletën do ta zhvlerësonin 9% e të anketuarve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.