Gjykatësja që duhet ta gjykoj Gruevskin, zgjidhet për u.d kryetare e Gjykatës Penale

-

Kryerës i detyrës kryetar i Gjykatës Penale në Shkup do të jetë gjykatësja Tatjana Mihajlova ndërsa në postin u.d kryetar i Gjykatës Supreme do të jetë Snezhana Bajlozova.

Kështu në seancën e sotme vendosi Këshilli gjyqësor, që me shumicë votash emëroi gjykatëset për këto poste.

Ndryshe, Tatjana Mihajlova është gjykatësja duhet t’i gjykoj ish kryeministrin, Nikolla Gruevskin dhe ish ministrin e transportit, Mile Janakieski, të cilët janë të dyshuarin e parë në rastin e dhunës para Komunës Qendër nga qershori 2013.

Ky është një prej dy rasteve të para për të cilat PSP ngriti akuza në shtator të këtij viti.

Mihajlova gjithashtu ishte gjykatësja hetuese në rastin “Likuidimi” ku me 4 vite e gjysmë u dënua gazetari Tomislav Kezharovski ndërsa pas reagimeve të fuqishme në opinion dënimi iu zvogëlua në dy vite.

Gjykatësja e Gjykatës Supreme, Snezhana Bojlozova, dhjetë vitet e kaluara disa herë ishte në fokus të opinionit, në veçanti pas aktvendimit për lirim për Agim Krasniqin nga Kondova para 10 viteve si dhe dënimet “e buta” me të cilat i dënoi pjesëtarët e njësive policore që shkatërruan diskotekën “Proces” në vitin 2006-të.

Bajlozova ishte një prej kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme së bashku me Lidija Nedellkovën, të cilët dje i skadoi mandati, ish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe gjykatësja Besa Ademi.

Dy gjykatëset në seancën e sotme ishin me propozim të kryetarit të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski. Ai theksoi se Mihajlova dhe Bajlozova kanë vlerësime më të larta në Penalen gjegjësisht në Supremen ku punojnë. Anëtarët e Këshillit gjyqësor njëzëri me 13 vota “për” nga 13 anëtarë që votuan, zgjodhën Bajlozovën ndërsa për zgjedhjen e Mihajllovës votuan 9 anëtarë të Këshillit gjyqësor ndërsa 4 “kundër”.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...