LSDM: Vendimi i gjykatës për “bombat” është i paligjshëm

-

Sot gjatë pauzës nga negociatat e grupeve të punës të partive politike, Oliver Spasovski deklaroi se Nikolla Gruevski me kërkesën që të ndahen dëshmitë nga materialet e përgjuara e pranon fajin e vet për të gjithat veprat kriminale.

“Nëntë muaj Gruevski gënjente opinionin e vendit se materialet e përgjuara, që treguan kriminalitetin e tij janë të prera, të ngjitura dhe të montuara. Dje, ai konfirmoi përmbajtjen e materialeve të përgjuara dhe dokumenteve të publikuara në saje të projektit “E vërteta për Maqedoninë”. Doli në shesh frika më e madhe e Nikolla Gruevskit, ballafaqimi me akuzat” deklaroi Spasov.

Ai shtoi se vendimi i djeshëm i Gjykatës Themelore Shkupi 1 është i paligjshëm, sepse siç tha ai, gjykata nuk ka të drejtë të veproj sipas kërkesës së Nikolla Gruevskit dhe të dyshuarve të tjerë në këtë fazë të procedurës.

Për Spasovskin, instanca më e lartë gjyqësore është e ngarkuar që të miratoj vendim për zhvlerësimin e këtyre vendimeve joligjore të gjykatësit me procedurë para- hetimore.

“Një gjykatës i cili pengon drejtësinë dhe iu ndihmon një të akuzuarit në procedurë për vepra penale dhe kriminalitet të organizuar, sipas praktikës ndërkombëtare gjyqësore, dënohet me gjobë më të madhe sesa i akuzuari. Me presionin e djeshëm ndaj gjyqit, Gruevski tregon qëllimin për shkeljen e Marrëveshjes së Przhinos. Por, Gruevski nuk do t’i evitoj obligimet nga marrëveshja” thotë Spasov.

Sipas tij, ky skandal vetëm se e vërtetën faktin se patjetër nevojitet një prokuror special publik.

“Prokurori special publik patjetër që duhet të zgjidhet ndërsa materialet e përgjimeve duhet të jenë lëndë e prokurorit të ri. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do t’i ikin përgjegjësisë” përfundoi Spasov.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...