Monday, 20 April, 2026
Meta.mk

Tag: Пржино | 40 results

Partitë luajtën fuqishëm me akuza të ndërsjella

29 October 2015

Pas një dite heshtje pas deklaratës të disa ambasadorëve në Maqedoni, të cilët partive politike iu dhanë mesazh për zbatimin urgjent të Marrëveshjes së Përzhinos, sot pjesëmarrësit e grupeve të punës sërish me akuza të ndërsjella për shkeljen e marrëveshjes. Antonio Milloski  nga VMRO- DPMNE para Klubit të Deputetëve në Shkup,  akuzoi LSDM-në se “dëshiron […]

Marrëveshja e Përzhinos mbahet në “aparate”

28 October 2015

“Deklarata e djeshme e ambasadorëve, në të cilat theksuan se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë fajtorë për mossuksesin e Marrëveshjes së Përzhinos, është vetëm një vërtetim për atë se ne çfarë e thamë të shtunën”, thonë nga LSDM-ja. Nga partia opozitare informojnë se takimet bilaterale ende mbahen, por nuk ka kurrfarë përparimi, ndërkaq sipas tyre, […]

Marrëveshja e Përzhinos mund të dështojë nga keqinterpretimi dhe përkthimi ipasaktë

22 October 2015

Problemi më i madh ndërmjet partive politike, të cilat janë  drejt rrugës për ta përmbysur “Marrëveshjen e Përzhinos, është Ligji  për ndalimin e “bombave” dhe Ligjin për Qeverinë. Nga VMRO- DPMNE kërkojnë që me Ligjin për moratoriumin e “bombave” të përfshihen të gjitha materialet e përgjuara dhe insistojnë dënime me burg për përfaqësuesit e mediave […]

Filloi takimi kyç i liderëve me Hanin në Përzhino

19 October 2015

Filloi takimi i liderëve të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes të Përzhinos në rezidencën e BE-së me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han, në të cilën marrin pjesë edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ndërmjetësi belg, Piter van Hojte. Partitë pritet të arrijnë marrëveshje rreth ligjit për Qeveri me të cilin parashihet emërimi i […]

Pas takimit me Zaev, liderët në takim të përbashkët me Han

19 October 2015

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti në takim me Radmilla Sheqerinskën, Renata Deskovskën, Damjam Mançevskin dhe Oliver Spasovskin. Më herët, komisari Han  u takua me kryeministrin Gruevski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kryeministrit shoqëri i bënë ministri i jashtëm Nikolla Poposki, zëvendës ministri i drejtësisë Biljana Brishkovska, ministri i shëndetësisë NIkolla Todorov dhe shefi […]

Han të hënën në Shkup

16 October 2015

Komisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, të hënën do të vjen në Shkup, “E ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni dhe u bëjmë thirrje të gjithë partive të vazhdojnë të punojnë për ta implementuar Marrëveshjen e Përzhinos. Euro-komisari Han ka në plan që javën tjetër ta vizitojë vendin tuaj, saktësisht të […]

LSDM: Nuk ka bisedime derisa nuk zbatohet Ligji për prokurorinë speciale

16 October 2015

“Bisedimet mes katër partive për çështjet e hapura nuk do të vazhdojnë deri sa të mos respektohet dhe zbatohet Ligji për Prokurori special, gjegjësisht të mos emërohen të gjithë prokurorët e propozuar”, kështu thuhet në njoftimin e LSDM-së, në lidhje me vazhdimin apo jo të bisedimeve të grupeve të punës për zbatimin e  marrëveshjes së […]

Dimovski: Është arritur marrëveshje rreth kodit zgjedhor, Diaspora do të votoj

14 October 2015

Është arritur marrëveshje për kodin zgjedhor. Kishim momente të vështira, të palakueshme, dhamë shumë mund të punë, por marrëveshja në fund kishte, deklaroi Ilija Dimovski para Klubit të deputetëve pasi LSDM e lëshoi takimin e grupeve të punës. Ai tha se largimin e opozitës e vlerësojnë si taktikë që çdoherë përsëritet. “Çdoherë kur kemi marrëveshje […]

Spasovski: Për LSDM-në Marrëveshja e Përzhinos nuk është aktiv

14 October 2015

Me vendimin e Këshillit të prokurorëve publik sot është shkelur Marrëveshje e Përzhinos dhe Ligji për prokurori speciale publike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, para Klubit të deputetëve, ku deri më tani mbahej takimi i grupeve të punës për rregullativën ligjore. “Ne tani po tërhiqemi nga bisedimet e konsultimeve në parti. Për […]

Ivo Vajgël nesër për vizitë në Maqedoni

14 October 2015

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian dhe ndërmjetës në negociatat mes katër partive BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM për tejkalimin e krizës politike në vend, eurodeputeti Ivo Vajgël nesër vjen në Maqedoni. Vizita e tij është që të informohet për negociatat rreth zbatimit të Marrëveshjes ëë Përzhinos.

Këshilli i prokurorëve publik për ekipin e Janevës debaton me dyer të mbyllur

14 October 2015

Filloi seanca e Këshillit të prokurorëve publik ku do të debatohet dhe do të vendoset për propozim- ekipit të prokurores speciale Katica Janeva prej 14 prokurorëve. Pika e dytë në rend dite është plani i përgjithshëm, personal dhe financiar që Janeva javën e kaluar e dorëzoi deri tek Kuvendi, Qeveria dhe Këshilli i prokurorëve publik. […]

Trajanovski: Përpjekje qesharake për amnistim

6 October 2015

Për ekspertin e të drejtave të njeriut Zharko Trajanovski ligji me të cilin parashihet ndalimi i publikimit të “bombave” është tentim qesharak i bandës kriminale që të vendos censurë dhe të amnistojë veten. “Banda e njëjtë që është përgjegjëse për përgjimin masiv të paligjshëm të mijëra personave, që në vitin 2010 me ligj i mundësua […]

Takohen partitë: Grupet e punës sot do të bisedojnë për Marrëveshjen kornizë

28 September 2015

Marrëveshja e Ohrit është diskutuar në grupin  e punës, madje duke pasur për bazë një prezantim nga vetë diplomati Piter Fejt, i ngarkuar nga Komisioni Evropian. Qeveria ka kohë deri në dhjetor për të ndërtuar ndonjë strategji të re, pas rekomandimeve nga ky prezantim. Grupi i punës ka diskutuar rreth zbatimit dhe ngecjeve të Marrëveshjes […]

Grupet e punës dhe ndërmjetësi Van Hojte në pauzë deri të hënën

24 September 2015

Grupet e punës të partive politike që firmosën Marrëveshjen e Przhinos do të pushojnë deri të hënën, për shkak të mungesë së ekspertit belg dhe ndërmjetës në këto bisedime, Piter van Hojte i cili fundjavën do ta kaloj në Belgjikë. Kah fillimi i javës së ardhshme në tavolinë mund të gjenden sërish temat për mediumet […]

Grupet e punës nesër do t’i “rregullojnë” mediumet

22 September 2015

Grupet e punës të partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Przhinos nesër duhet të fillojnë bisedime për mediumet dhe për mënyrën e funksionimit të tyre. Sipas kryetarit të grupit të punës së LSDM-së, Robert Poposki, në takim duhet të marrin pjesë edhe organizatat që punojnë në sferën e mediumeve. “Kemi propozime që nesër do t’i […]

LSDM kërkon Katica Janeva për shef të MPB-së

22 September 2015

LSDM nisi kërkimin e njerëzve që do të ulen në postet e ministrave dhe zëvendës- ministrave, siç parasheh Marrëveshja e Przhinos. Deri më 20 tetor LSDM duhet të propozoj ministra të rinj të brendshëm dhe për punë dhe politikë sociale. Këto njerëz duhet të jenë të pranueshëm edhe për partitë tjera firmosës të Marrëveshjes. Në […]

Badenteri edhe në KSHZ?

22 September 2015

Sot pritet të arrihet marrëveshje e plotë rreth përbërjes dhe emërimit të KSHZ-së. Sipas të dhënave tona nga partitë politike, i pranueshëm është propozimi i BDI-së me shumicë badenteri që merren vendimet në KSHZ-në e sapoformuar. Tanimë është e ditur se partitë më të mëdha arritën marrëveshje rreth emërimit të anëtarëve të KSHZ-së dhe pranuan […]

Tenderët do të frenojnë prokurorin special publik

14 September 2015

Partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos kanë edhe një ditë për të emëruar prokurorin special publik dhe kornizën ligjore për votimin e tij në Kuvendin e RM-së. Sipas të dhënave të cilat i siguroi “Meta” edhe mbrëmë nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve për këtë pikë ndërsa çështje kontestuese edhe më tej ngel zëvendës- […]

Page 1 of 2