fbpx

Prokurori publik në “falimentim” ende para se të zgjidhet?

-

Seriozisht është cenuar Marrëveshja politike e Przhinos me vendimin e djeshëm të Gjykatës themelore Shkupi 1 e cila i shpalli si të pavlefshëm dëshmitë gjegjësisht regjistrimet nga bisedat e përgjuara që LSDM i dorëzoi në saje të kallëzimeve penale kundër kryeministrit dhe disa ministrave në Qeveri

Siç shkruajnë burime në tërë këtë proces, nëse ndodh kjo, prokurori publik special nuk do të ketë se çfarë të punojë sepse gjykatësi me procedurë paraprake i ka ndarë dëshmitë nga bisedat e përgjuara dhe do të duhet t’i ruaj tek ai.

Sipas avokatit Oliver Vuksanoviq, vendimi i gjykatës është i ligjësuar. Ai pohon se çështja është nëse kjo zgjidhje është për ndonjë lëndë konkrete apo bëhet për të gjitha aktakuzat.

“Ligji e lejon këtë vendim edhe pse gjërat nuk janë ende të qarta sa i përket prokurorit publik special. Gjykata po e vazhdon procedurën e paraparë me ligj. Ndërsa nga ana tjetër, nuk kemi marrëveshje për prokuror special, nëse do të ketë ligj të ri për të dhe cilat do të jenë kompetencat e tij, për këtë gjykata vepron sipas normativave ekzistuese” thotë Vuksanoviq.

Nga Komiteti i Helsinkut janë “të tmerruar nga keqpërdorimi i procedurës nga ana e gjykatësit me procedurë të mëparshme dhe kryerjen e tij të funksionit gjyqësorë jo- profesionist dhe të pa- përgjegjshëm”.

“Sipas kësaj, është i qartë qëllimi i gjykatës që të anashkalohet neni 14 nga Kushtetuta, ku thuhet se askush nuk guxon të gjykohet për vepër për të cilën më herët ka qenë i gjykuar dhe për të cilën vepër është sjellë vendim i plotfuqishëm gjyqësor” thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Sipas informacioneve jozyrtare, Prokuroria ende është në procedurë para- hetimore dhe nuk do të mund të përfundohet deri më 15 shtator, kur edhe është afati për emërimin e prokurorit special publik.

Prokuroria ka afat të dorëzoj ankesë deri sonte në mesnatë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.