fbpx

Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë të hënën: “Probleme komplekse nuk mund të zgjidhen me përgjigje të thjeshta”

-

Mësim të kombinuar ose hibrid si mënyra më efektive e mësimdhënies në kohë të pandemisë dhe qasje e decentralizuar – secila komunë dhe shkollë të vendosë veçmas për mënyrën më të sigurt për të realizuar mësimin, do të kërkojnë nxënësit e shkollave të mesme në protestën e planifikuar për të hënën. Protesta do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundojë para Qeverisë, njoftuan organizatorët e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të RMV, shkruan Meta.mk.

Luka Paviqeviq, anëtar i Bordit ekzekutiv të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, për “Meta.mk” konfirmoi kërkesat që do t’u dërgojnë autoriteteve para fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 tetor. Pavarësisht takimeve me Qeverinë dhe Komisionin për sëmundje infektive, ata nuk u tërhoqën nga protesta.

“Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është duke punuar në këtë çështje që nga qershori. Qysh atëherë Unioni dërgonte propozime dhe raporte në MASH, por nuk morëm asnjë përgjigje, deri në takimin e parë që u zhvillua kohët e fundit. Gjithsesi do të vazhdojmë takimet me Qeverinë për të avancuar, ndryshuar dhe përmirësuar protokollet ekzistuese, si dhe për të gjetur zgjidhje për çështje që mbase nuk janë adresuar ende. Sidoqoftë, ne besojmë fuqimisht se zëri i nxënësve të shkollave të mesme duhet të dëgjohet. “Prandaj edhe po e organizojmë protestën,” tha Paviqeviq.

Përveç mësimit të kombinuar dhe qasjes së decentralizuar, nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë edhe respektimin e higjienës në shkolla, si dhe mbajtjen e orëve praktike me prani fizike.

“Në shkollat ​​profesionale, praktika duhet të realizohet me prani fizike, duke respektuar masat mbrojtëse. Të respektohen masat e higjienës shëndetësore duke siguruar mjete të përshtatshme, duke përfshirë sapun, pastrues për duar me të paktën 60% alkool, letër higjienike dhe letër higjienike për dezinfektim. “Shkollat ​​duhet të kthehen në mënyrën e mësimit në distancë në rast se grupe të ndryshme ose 5% të stafit dhe nxënësve do të dalin pozitivë në 14 ditë,” shtoi Paviqeviq.

Në takimin me Komisionin për sëmundje ngjitëse, i cili u zhvillua të martën, u diskutua për mënyrën e mësimdhënies, dhe gjimnazistët patën një pasqyrë të punës së Komisionit.

“Delegacioni ynë pat mundësi të shohë për së afërmi se si vepron Komisioni për sëmundje infektive në një nga takimet e tyre të rregullta. Në seancë, delegacioni i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme diskutoi për hapjen e shkollave, realizimin e mësimit, modelet e ndryshme, kësaj here përmes një prizmi epidemiologjik”, tha Paviqeviq.

Kryetari Presidenti i Unionit, Blendi Hodai, postoi në rrjetet sociale mesazhet që i ka pranuar, e në të cilat ka edhe kërcënime që i drejtoheshin atij. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe organizata CIVIL e dënuan gjuhën e urrejtjes ndaj Hodait. Paviçeviq beson se shfaqjet e tilla janë rezultat i presionit të publikut për protestën e së hënës.

“Gjuha e urrejtjes e drejtuar ndaj kryetarit të Unionit, kryesisht për shkak të përkatësisë së tij etnike, ishte një fenomen me të vërtetë shqetësues për faktin se një aktivist i ri që po lufton për atë që ai beson u sulmua me fyerje dhe të shara vetëm për shkak të etnisë së tij,” thotë ai.

Sondazhi i shkurtër që Meta.mk zhvilloi në Instagram në bashkëpunim me @studentarijamk, tregoi se pothuajse dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme janë kundër mësimdhënies në internet në vitin e ardhshëm shkollor. Në pyetjen A jeni dakord me vendimin e Qeverisë për mësimin e të gjithë nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, përveç nxënësve nga klasa e parë në klasën e tretë, të zhvillohet onlajn, 65.7 % u përgjigjën negativisht, ndërsa 34.3% thanë se pajtohen me këtë vendim.

Në pyetjen Cili lloj i mësimdhënie sipas jush do të ishte më praktik për vitin e ardhshëm shkollor, shumica (37.8%) e kanë theksuar mësimin në shkollë me prani fizike. Pak më pak (36.2%) mendojnë se opsioni më i mirë do të ishte mësimdhënia e kombinuar. Mësimi në distancë, përkatësisht, onlajn mësim, e kanë zgjedhur 26% e të anketuarve.

Paviqeviq thotë se këto rezultate janë tregues se shumica është kundër vendimit për onlajn mësim dhe ato i konfirmojnë pikëpamjet e tyre.

“Sipas sondazhit tuaj, dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për të gjitha klasat mbi të katërtën që të ndjekin klasat në internet. Ky sondazh  e konfirmon pikëpamjen tonë se problemet komplekse nuk mund të zgjidhen me përgjigje të thjeshta. Pikërisht për këtë arsye  Unioni angazhohet për model të kombinuar, të decentralizuar të mësimdhënies. “Më gëzon fakti që 36% kanë thënë se janë në favor të mësimdhënies së kombinuar, pra një zgjidhje konsensuale, efektive,” tha Pavqeviq.

Protesta e gjimnazistëve të hënën do të fillojë në orën 17:30, ndërsa organizatorët bënë thirrje për respektimin e masave të mbrojtjes gjatë protestës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.