fbpx

Në LSDM janë të befasuar nga deklarata e kryeministrit për prokurorin special

-

Edhe në LSDM-në opozitare janë në befasuar nga deklarata e djeshme e kryeministrit Nikolla Geuevski, në lidhje me emërimin e prokurorit special publik.

Prej atje thonë se deri më tani nga VMRO DPMNE kanë insistuar të emërohet vetëm prokuror special dhe nuk kanë pranuar se ai duhet të ketë bashkëpunëtorë profesionist e as gjëra tjera që i nevojiten që të mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, kështu që edhe për ta deklarata e kryeministrit ka qenë befasi.

“Marrëveshja për emërimin e prokurorit special publik duhet të realizohet ashtu siç parashihet në marrëveshje, pa shtesë dhe pa mangësi. Prokurori duhet të jetë autonom dhe të ketë numër të mjaftueshëm të bashkëpunëtorëve profesionist dhe teknik, hetues dhe logjistikë të plotë të resurseve njerëzore, mjete për mbulimin e shpenzimeve dhe logjistikë teknike, gjegjësisht zyra, makina dhe ngjashëm. Ai në asnjë mënyrë nuk duhet të pengohet në punën e tij e as të ketë ndikime nga brenda apo jashtë. Ai duhet ndershëm ta bëj punën e tij dhe të sjell vendime të paanshme”, tha kryeministri në fjalimin e tij me rastin e Ditës së pavarësisë.

Grupet e punës dhe partitë politike për Marrëveshjen e Przhinos, deri më 15 shtator nuk do të bisedojnë për ligjet dhe rregullat zgjedhore, por tërë energjinë do ta drejtojnë në çështjen e prokurorit special publik, mëson “Meta” nga burimet e përfshira në ekipet biseduese.

Partitë kanë vendosur që prioritet t’i japin kësaj çështje për shkak të afat të afërt që duhet të respektohet Marrëveshja e Przhinos. Për këtë shkak, është arritur marrëveshje që deri më 15 shtator të takohen çdo ditë dhe aq sa është e nevojshme, madje edhe gjatë fundjavave, vetëm të respektohet afati të cilin partitë e kanë vendosur në firmën e tyre.

Sipas të dhënave, ka zhvendosje të vogël rreth bisedimeve për prokurorin publik dhe ai me siguri do të emërohet sipas ligjit ekzistues, por me ndryshim dhe shtim të ligjit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.