Tuesday, 21 April, 2026
Meta.mk

Takim i grupeve të punës për reforma në mediume

Sot në Klubin e deputetëve vazhdojnë bisedime e partive politike për reformat në mediume që pritet të arrihet pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos për daljen nga kriza politike. Pjesëmarrësit në bisedimet theksojnë se debati po përsëritet dhe se nuk ka përafrim të qëndrimeve.

Sipas të dhënave jozyrtare, LSDM dëshiron që të anulohet reklamimi qeveritar ndërsa pushteti dëshiron që kjo të ndodh me metodologji të caktuar. Më tej, partitë kanë mospajtim rreth Agjencisë për mediume si dhe për RTVM-në si servis publik.

Afati për arritjen e marrëveshjes është deri të premten ndërsa ngelin edhe shumë çështje të hapura.

Kuvendi do të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ

Deputetët sot në seancë plenare duhet të miratojnë vendimin Kuvendi të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së.

Në përbërjen e këtij Komisioni, sipas Kodit të ri zgjedhor, duhet të ketë tre njerëz nga pushteti, tre nga opozita dhe tre ekspertë.

Të gjithë kandidatët e interesuar, fletëparaqitjen dhe biografinë si dhe dokumentet e nevojshme, origjinal apo kopje të vërtetuar në noter, duhet t’i dorëzojnë më së voni tetë ditë nga shpallja e vendimit.

Vendimi i Parlamentit do të publikohet në Gazetën zyrtare dhe në gazetat ditore “Veçer”, “Dnevnik” dhe “Lajm”.

Anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga partitë politike patjetër duhet të:

Të jenë shtetas të Maqedonisë me vendbanim afatgjatë;

Të jenë jurist të diplomuar me të paktën pesë vite përvojë pune;

Të mos jenë anëtarë të organeve të partisë.

Anëtarët e KSHZ që nuk zgjidhen me propozim të partive politike duhet të :

 

Të jenë shtetas të Maqedonisë me vendbanim afatgjatë;

Të kenë të kryer arsimin e lartë me të paktën pesë vite përvojë pune;

Të mos jenë anëtarë të organeve të partisë të paktën 2 vite

Të mos ketë qenë dhe të mos jetë bartës i ndonjë postit publik në shtet apo pushtetit lokal

Të mos jetë mbështetës publik i pushtetit apo opozitës

Të ketë njohuri profesionale dhe përvojë në fushën e zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore

Janeva ka kërkuar nga Prokuroria që t’i dërgoj të dhëna për lëndët e hapura

Janeva ka kërkuar nga Prokuroria që t’i dërgoj të dhëna statistikore për atë se sa lëndë janë të hapura e që dalin nga ndjekja joligjore e bisedave.

“Në prokurorinë publike të RM-së dje në orët e pasdites ka arritur kërkesë nga Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjeve joligjore të bisedave, për dorëzimin e të dhënave statistikore për numrin e lëndëve e që kanë të bëjnë me veprat e përmendura penale. Statistika e kërkuar ka të bëjë me numrin e lëndëve të formuara, emërimin e prokurorive publike para se gjithash cilët lëndë janë formuar dhe se a janë regjistruar të njëjtat” njoftojnë nga Prokuroria publike.

Prej atje shtojnë se veprohet sipas kërkesës dhe se të dhënat e kërkuara do t’i dërgohen Janevës në afat sa më të shkurtër.

Orav do t’ia dorëzojë raport progresin Ivanovit

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav sot presidentit Gjorge Ivanov do t’ia dorëzojë Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.

Takimi, ashtu siç është paralajmëruar do të mbahet pasdite në rezidencën presidenciale Vodno.

Deputetët sot duhet të votojnë për pakon e ligjeve që e firmosën grupet e punës

Pakon e ligjeve që partitë politike që firmosën e Marrëveshjes së Përzhinos, sipas paralajmërimeve të politikanëve, sot duhet të gjenden para deputetët në Kuvend.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski thotë se edhe më tej nuk dihet nëse ligjet sot do të procedohen në Kuvend.

“Duhet të kemi koordinim me kryetarin e Kuvendit, e më pas do të dimë nëse sot do të votojmë për ligjet” tha Sugarevski.

Deputetët duhet t’i votojnë këto pika: propozim-ligji për Kodin Zgjedhor, ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal për mbrojtjen e privatësisë, propozim-ligji për “informatorët” dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë.

Partitë të premten në mëngjes finalizuan Marrëveshjen e Përzhinos dhe vendosën që për ministër të ri të brendshëm ta emërojnë Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski për punë dhe politikë sociale. Në mënyrë shtesë, zëvendës- ministër nga LSDM do të jenë Aleksandar Kiracovski për shoqëri informatike dhe administratë, Kire Naumov për financa dhe Lupço Nikollovski në bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujëra.

Sot grupet e punës duhet të vazhdojnë bisedimet për mediumet. Ndërkaq, afati që partitë të arrijnë marrëveshje për mediumet ishte 15 tetori, por i tërë procesi u shty sepse partitë nuk arritën marrëveshje për rregullativën zgjedhore.

Han: Procesi i bisedimeve të kandidatëve aktual për anëtarësi në BE do të zgjasë më shumë

Mediat e lira janë në thelbin e bisedimeve të BE-së dhe konsiderojë se kjo nuk mund të anashkalohet. Nuk mund të thuhet se ka demokraci nëse gazetarët janë në shënjestër të sulmeve, kurse sulmuesit nuk dalin para drejtësisë, kur nuk ka transparencë edhe për pronësinë e mediumeve- tha Han në hapjen e “Speak up” konferencës në Bruksel për gjendjen e mediumeve në vendet e Ballkanit dhe Turqisë.

– Kur vendi im ishte në procesin e bisedimeve i duhej dy vite, sepse bisedohej për harmonizimin e sistemit juridik. Me Kroacinë ky proces zgjati 7 vite, kurse procesi i vendeve kandidate aktuale do të zgjas akoma më shumë, sepse përvoja flet se duhet të fokusohemi në proces e  jo në bisedimet. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhje ligjore, por edhe për zbatimin e tyre- deklaroi Han.

Kur ka diskutim për për përkrahjen dhe për atë se si ballafaqohemi me të gjithë këtë në Ballkan, komisari evropian porositi se për çdo vend do të  japin porosi specifike, jo për shkak të gjendjeve të ngjashme, por se duhet të ketë edhe një qasje të përgjithshme.

Han: Vetëm zbatimi i plotë të Marrëveshjes së Përzhinos do të siguroj zgjedhje korrekte

Vetëm zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos do të mundësojë që në prill të mbahen zgjedhje korrekte dhe demokratike, vlerëson euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në konferencën e sotme në Bruksel “Speak up” (“Flisni” ose “Ngrini zërin”) për gjendjen e mediumeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Komisari evropian thotë se zgjedhjet e prillit, 2016 do të vëzhgohen nga një numër i madh i përfaqësuesve nga të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, siç është ODIHR,Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Me partitë politike arritëm marrëveshje  dhe kjo marrëveshje duhet të zbatohet- deklaroi Han, duke shtuar se i gjithë procesi i bisedimeve duhet të siguroj, zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike.

Han nga mediat dhe organizatat joqeveritare kërkoi që të kontribuojnë për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, paraprakisht konferencë tha se Lira e mediumeve  është jashtëzakonisht e rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe shtoi se në vendet potenciale kandidate për në BE, akoma duhet të punohet në lirinë e shprehjes të mediave.

Deputetët sot do të votojnë buxhetin e Janevës

Deputetët në seancën e sotme pritet të miratojnë buxhetin e prokurores speciale publike Katica Janeva që të mund të punoj institucioni i saj.

Mjetet prej 63.420.428 denarë gjegjësisht rreth 1 milion euro, siç thuhet në vendim, do të përdoren për funksionim të pandërprerë dhe funksionim autonom të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara për tremujorin e fundit të vitit 2015-të.

Në vendimin e Qeverisë rekomandohet ridestinim i mjeteve në suazat e mjeteve të planifikuara me buxhetin e RM-së për vitin 2015-të që të sigurohen mjete financiare për realizimin e planit financiar të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara.

Financat për prokurorinë speciale të premten u votuan nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko- ligjvënës.

Para se të miratohet buxheti në Kuvend, ai u shqyrtuar edhe në Qeveri dhe Këshillin e prokurorëve publike. Në Këshill mori dritë jeshile edhe krahas asaj që Këshilli u ankua se prokuroritë në Maqedoni punojnë në kushte të rënda dhe buxhete të vogla.

Më herët, Këshilli votoi vetëm 7 nga gjithsej 14 ndihmës- prokurorë që i kërkoi Janeva.

LSDM dhe VMRO DPMNE mospajtime për shtabet partiake

 

Partia në pushtet VMRO DPMNE dhe ajo opozitare LSDM sot shkëmbyen akuza të ndërsjella për atë se cila parti ka seli më të madhe. Dy partitë më të mëdha kërkuan mes vete, selinë partiake ta lëshojnë për konvikt studentor.

“Prona e LSDM është pronë e Ministrisë së arsimit. Partia trashëguese e Lidhjes së komunistëve e ka përvetësuar dhe atë e ka shndërruar në shtab partiak. Kërkojmë nga LSDM menjëherë t’ia kthej shtetit ndërsa Qeveria ta riparoj dhe ta adaptoj në konvikt të ri studentor, ku do të mund të akomodohen 250 studentë nga brendia e Maqedonisë” tha në konferencën e sotme për shtyp Koçe Gavrilov, anëtarë i Unionit të forcave të reja të VMRO DPMNE-së.

Ndaj kësaj partia opozitare reagoi duke thënë se VMRO DPMNE duhet ta lëshoj godinën luksoze në qendër të Shkupit për konvikt studentor.

“UFR pa sukses dëshiron ta fsheh skandalin me pronën e VMRO DPMNE në vlerë prej 11 milion euro, që partia e ka përvetësuar gjatë vitit 2014. Si VMRO DPMNE arriti të përvetësoj 63 objekte nëpër shtet prej rreth 12.000 m/katror? Kujdesi i rrejshëm dhe hipokrit i UFR për studentët dhe të rinjtë. Për shkak të kujdesit të tyre, të rinjtë kërkojnë ardhmëri më të mirë jashtë Maqedonisë” reaguan nga opozita.

Tre persona të plagosur në përleshje të armatosur në Tetovë

Tre persona  kanë marrë plagë gjatë një përleshje me armë Tetovë, informoi policia.
Në përleshje dhe në të shtënat kanë marrë pesë persona, prej të cilëve tre me plagë të rënda, janë quar në Klinikën e Tetovës, kurse dy të tjerët me plagë më të lehta janë pranuar në kurim në Qendrën  e Urgjencës të Shkupit.
Rrahja ka ndodhur mbrëmë vonë.
Ekipi i policisë nga SPB- Tetovë punën në zbardhjen e rastit.

Manastirasit nuk kanë vetëdije të lartë që t’iu kundërvihen ndotjes së ajërit

Ajri i ndotur në Manastir dhe të dhënat e tmerrshme të cilat drejtpërdrejtë reflektohen në shëndetin e banorëve të këtij qyteti, çdo ditë me nga një të sëmurë nga knaceri, nuk rrisin vetëdijen për një nivel më të lartë që të mundet që për këtë problem të ketë përgjegjësi më të madhe. Ky është njëri nga përfundimet nga tribuna e mbrëmshme me temë “Ambienti i pastër jetësor është e drejtë themelore e njeriut” e organizuar “Diversity Media”, në kuadër të projektit Diskutime Glokale.
– Manasitrasit akoma nuk kanë vetëdije të lartë për atë se ç’po ju ndodh. Manastirasit janë një mentalitet i veçantë dhe mendojnë se të tjerët duhet t’ua mbarojnë punën. Nëse qyteti 26 mijë amvisëri, kurse sipas onkologëve çdo ditë ka nga një të sëmurë të ri nga kanceri, pra  çdo ditë në çdo të 71 familje sëmuret nga një anëtar me sëmundje të rëndë. Madje një statistikë kaq shqetësuese nuk na shtyn që ne si qytetarë të organizohemi të dalim në rrugë  dhe menjëherë të kërkojmë masa konkrete për të parandaluar ndotjen e ajrit- tha gazetarja Aneta Bllazhevska.
Manastiri madje edhe 180 ditë në vit thith ajër përplot me pluhur të rrezikshëm i cili drejtpërdrejtë manifestohet në shëndetin e njeriut. Vitin e fundit shoqata qytetar “Për ne bëhet fjalë”, arriti që nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë në protesta të qeta, duke kërkuar ajër të pastër për manasatirasit, por për shkurt kjo nismë u shua.
– Vetëdija qytetarëve ngadalë rritet, por arritëm te muri i cili është i padepërtueshëm. Në Komunën e Manastirit ekziston program për ambientin jetësor, mirëpo meqë se ky program nuk është populist kryetari i komunës sonë e ruan në sirtarë. Ja këtu është muri prej ku ne u tërhoqëm. Sepse kjo kërkon organizim më të madh dhe më të gjerë, e ne për këtë përgatitemi- tha Dushko Gruevski nga Shoqata qytetare “Për ne bëhet fjalë” („За нас се работи“).
Besa Tatetshi, eksperte e ekologjisë në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila punon në projektin për marrjen e lejes ekologjike A e integruar për REK- BItola , thotë se  ministria kompetente nuk e fsheh se ndotësi më i madh i ajrit në Manastir ëshë Kombinati elektro- energjetik. Mirëpo, sipas saj presioni i opinionit për ndotjen ndaj ministrisë nuk është me ato përmasa me të cilat është vet problemi.
Në debat u përfshinë edhe vetë qytetarët duke kritikuar se si është e mundur në një qytet ku ndotja e ajrit është në nivel ekstrem,  komuna nga buxheti i saj të ndajë vetëm 10 mijë euro për projekt ekologjik, kurse 50 mijë euro të investojë për dekorimin dhe mbindërtimin e urave metalike.

 

Javë e pasigurt e bisedimeve

Që nesër Maqedoninë e pret edhe një javë e pasigurt e bisedimeve. Edhe pse deri më tani i gjithë procesi i bisedimeve, për çështjet më të rëndësishmes nga Marrëveshja e Përzhinos duhej të përfundonte, megjithatë partitë politike akoma nuk arritën marrëveshje. Gjëja e vetme për të cilën tani për  tani janë marrë vesh  për përzgjedhjen e prokurores speciale, Katica Janeva dhe buxheti i saj për punë deri në fund të vitit.
 
Nuk ka afat të ri ku partitë duhet të arrijnë marrëveshje, mirëpo jozyrtarisht, LSDM dhe VMRO- DPMNE deri më 5 nëntor kanë kohë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre, dita kur edhe zyrtarisht duhet të përmbyllet Raporti i progresit për vendet- kandidate për në BE.
 
Bisedimet mbetën të bllokuara për ndihmës- prokurorët e Janevës, përkatësisht Këshillit të Prokurorëve Publik ku u zgjodhën 7 ndihmë prokurorë nga gjithsej 14 që kërkoheshin. Prokurorja speciale me punën duhet të fillojë më 2 nëntor, por akoma nuk dihet se a do të ndodh kjo, sepse ai nga ndihmësit e përzgjedhur kërkoi që të mos japin betimin, derisa nuk zgjidhen edhe 7 kolegët e tjerë të cilët duhet t’i ndihmojnë. Paratë që Janeva kërkoi për punën e saj, nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe nga Komisioni juridiko- ligjdhënës menjëherë u miratuan, mirëpo javës që vjen për paratë deputetët duhet të votojnë në seancë plenare.
 
Mosmarrëveshjet më të mëdha ndërmjet VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së kanë të bëjnë me Ligjin e Qeverisë, përkatësisht ingerencave të ministrave dhe zëvendësministrave. LSDM-ja konsideron se ministri i punëve të brendshme duhet t’i ketë të gjitha kompetencat, kurse VMRO- DPMNE-ja konsideron se ai në ministri duhet të jetë vetëm person teknik.
Javën e kaluar bashkësia ndërkombëtare disa herë VMRO – DPMNE-së i bëri vërejtje se nuk është konstruktive dhe ftoi përfaqësuesit e partive në bisedime të pranojnë obligimet që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.
 
Të premten, ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Sasho Markovski, mori ftesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Diplomati kompetentë për Ballkanin, Ernest Rajhel, Markovskit personalisht i ka thënë se VMRO- DPMNE-ja patjetër të tregojë vullnet që bisedimet të jetë të suksesshme.
 
Reagime për sjelljen e partisë në pushtet në bisedime kishin edhe ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian. Ata të mërkurën, në oborrin e Qeverisë, lexuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se janë të zhgënjyer nga mosrespektimi i afateve të caktuara për Marrëveshjen e Përzhinos.
 
 
 

 

LSDM: Për shkak të sistemit të Gruevskit, mbi 600.000 qytetarë kanë braktisur Maqedoninë

Për shkak të sistemit të Nikolla Gruevskit, sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga Maqedonia janë larguar më shumë se 600.000 qytetarë, edhe atë më shumë të rinj akuzoi LSDM-ja.

“Sistemi i Nikolla Gruveskit shkaktoi rënie të ekonomisë, varfërisë, kompani të bllokuara, pabarazisë, sistemi shëndetësor jofunksional, ambienti jodemokratik, liri dhe të drejta të ngufatura. Secila kompani e tretë në Maqedoni ka llogari të bllokuar. Bëhet fjalë për më shumë se 21.000 kompani vendase, të cilat për shkak të sistemit të Gruevski  nuk mund të punojnë. Të vetmet “dyer të hapura” në “sistemin” e Nikolla Gruevskit ka për krimin dhe korrupsionin në krye të  pushtetit, i cili lulëzon me vite të tëra, kurse institucionet e paratizuara, nuk veprojnë aspak”, thuhet në komunikatën e opozitës.

Nga LSDM-ja shtojnë se definimi më i mirë për sistemin e Gruvskit i cili ka kthyer Maqedoninë prapa është regjimi hibrid.

Gjatë fundjavës nuk ka bisedime, Vanhaute në Bruksel për konsultime

Thuajse pa asnjë përparim të bisedimeve, kanë përfunduar edhe takimet e djeshme bilaterale në të cilat ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian ka tentuar që t’i përafrojë qëndrimet e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, rreth kompetencave të ministrave të opozitës në Qeverinë e Gruevskit.

Ende nuk ka marrëveshje, për opsionin e vetos të zëvendësministrave, gjegjësisht për periudhën se kur duhet të vlerësohet si fillim i organizimit të zgjedhjeve, gjatë së cilës zëvendësministrat do të munden t’i kontestojnë vendimet e ministrave.

Gjatë këtij vikendi nuk do të ketë bisedime për shkak se lehtësuesi Vanhute për 24 Vesti ka thënë që do të udhëtojë në Bruksel për konsultime shtesë.

Ivanov: Arkivat sekrete të Vatikanit do të hapen për hulumtuesit nga Maqedonia

Vatikani do të jetë i hapur për hulumtuesit nga Maqedonia, janë marrë vesh sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanovi, në suaza të takimit prej 40 minutash me papën e Frnaçesku të Vatikanit.

– Përfundimisht, arkivat sekrete të Vatikanit janë hapur për hulumtuesit tanë. Pra, shumë shpejt dy hulumtues tanë mund të vijë që hulumtojnë të gjithë ata që deri më tani nuk ka qenë e kapshme –  deklaroi Ivanovi pas takimit me papa Françeskun të Vatikanit.

Ai informoi se kanë biseduar për shumë çështje nga interesi i përbashkët, aktuale te ne, por edhe në Evropë dhe botë.

Kanë biseduar edhe për situatën aktuale me emigrantët dhe refugjatët dhe për mënyrën në të cilën deri më tani është reaguar që t’iu dilet në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. U bë fjalë edhe për çështjen për emrin dhe prej ku e kanë prejardhjen të gjitha bllokadat tona dhe çështjet e hapura.

Presidenti Ivanov, papa Françeskut i dhuroi kryq të argjendtë  të filigranit me rubin të Maqedonisë.

Në takim u bë fjalë edhe për kanonizimin e mundshëm të Nënë Terezës, e cila duhet të realizohet deri vitin e ardhshëm.

–  Vizitë e shkëlqyer e plotësuar me shumë çështje për interes të përbashkët. Me papën biseduam për çështje që janë aktuale te ne por edhe  në Evropë dhe botë sepse roli i tij është shumë i rëndësishëm, kur civilizimi ballafaqohet me sfida të shumta, ai si personalitet me këmbëngulje të përhapet paqja dhe të ideja e saj që  nënkupton vlera të kultivuara në frymën e krishterimit dhe religjioneve të tjera- tha Ivanov.

Kanë biseduar edhe për situatën aktuale me emigrantët dhe refugjatët dhe për mënyrën në të cilën deri më tani është reaguar që t’iu dilet në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. U bë fjalë edhe për çështjen për emrin dhe prej ku e kanë prejardhjen të gjitha bllokadat tona dhe çështjet e hapura.

 

– Interesi i shfaqur personalisht nga papa dhe për çështjen e emrit  dhe për gjendjet aktuale te ne dhe në rajon dëshmon se ai përcjell  të gjitha ngjarjet dhe është i interesuar atje se ku mund të jep kontribut- deklaroi Ivanov.

Shoqatat qytetare promovojnë aksionin “Meritojmë më mirë”

Aktivistët qytetarë  dhe shoqatat joqeveritare sot pasdite filluan aksionin “Meritojmë më mirë” Në stendën e vendosur para Shtëpisë së Nënë Terezës, aktivistët shpërndanin fletushkë në të cilat jepet shpjegim pse qytetarët duhet të kërkojnë më shumë. Aktivisti Nikolla Pisarev thotë se besojnë në kapacitetet e shoqërisë dhe asyeshmërisë së qytetarëve.

– “Meritojmë më mirë” është aksion qytetar ku ne qytetarët flasim për problemet e përditshmërisë sonë dhe nevojës sonë urgjente për një jetë më të mirë. Me aktivitetet tona do ta plotësojmë boshllëkun që u krijua ndërmjet aktiviteteve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe kërkesave reale në përditshmërinë e qytetarëve.Ne kemi të drejtë që për politikën të flasim publikisht dhe fuqishëm, sepse jeta jonë dhe përditshmëria jonë janë politikë. Zëri ynë është i rëndësishme gjithmonë e jo vetëm gjatë zgjedhjeve- tha Pisarev.

Ai shtoi se pushteti duhet t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve pa dallim nëse e përkrahin ose jo.

– Meritojmë më shumë se një kothere bukë, pushtet të ndershëm, pa patur frikë të votojmë meritojmë spitale që shërojnë e jo spitale që infektojnë, meritojmë shkolla të denja për fëmijët tanë, ajër të pastër  dhe këto gjëra duhet t’i kërkojmë. Nuk duhet të pajtohemi me atë se ka qenë dhe mund të jetë akoma më keq. Duhet ta kërkojmë atë që na takon- thotë Pisarov.

Një aksion i këtillë gjithashtu filloi në Shtip. Aktivisti Goran Trajkov informoi se do të bisedohet me qytetarët dhe problemet reale. Gjithashtu duan të plotësojnë jazin e madh që shkaktuan aktivitetet e politikanëve.

– Politikanët harruan qytetarët dhe problemet e tyre dhe se vazhdimisht do të kërkojnë zgjidhje në problemet e qytetarëve.

Kjo nismë  do të themelohet nga bisedat në terren dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa e zbatojnë më shumë se 200 aktivistë, qytetarë prej 70 organizatave qytetare në 30 vende në Republikën e Maqedonisë.

 

Unaza që qon në Negotinë deri në ora 18 do të jetë e mbyllur

Unaza nga Gradsko deri në Negotinë sot nga ora 5 deri në orën 18 do të mbyllet për komunikacion për shkak të filmit francez “A Fond”.

Komunikacioni sot në rrugët shtetërore zhvillohet vende vende rrugë me lagështi.  LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimië të vendosur rrugor.

Duhet kujdes të veçantë nga akset rrugore Katllonovë- Veles, Mavrovë- Dibër- Strugë, Demir Kapi- Udovo- Delcevë dhe Vinicë- Berovë, ku më shpesh ka paraqitje  e rrokullisjes gurëve.

Një avion rus me mbi 200 udhëtarë është rrëzuar në Sinai

Një avion rus me të paktën 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt. Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian.

Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje. Avioni ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 217 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë stafi.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paditura, po ashtu edhe fati i pasagjerëve.

 

Nesërmbrëma para Qeverisë protesta „Nata e fytyrës së regjimit”

Nesër, më ora  21 Platforma qytetare “Hajde” para Qeverisë organizon protestën me titull „Nata e fytyrës së regjimit”. Protesta do ta shënojë festën e njohur “Nata e shtrigave” mirëpo, në kontekst të Maqedonisë.

– Ngjarjen e quajtëm „Nata e fytyrës së regjimit” sepse është koha që regjimin ta tregojmë në formën e vërtet të tij dhe më këtë qytetarëve tanë t’iu japim mundësi t’ia heqin maskën për gjitha gjoja sukseset, punësimet, fitoret dhe kremtimet. Sipas jush cila mendoni se është fytyra e regjimit. Ai mund të jetë person që ka një funksion, ose ngjarje që ka mbetur thellë në memorien tuaj si kujtim i përjetshëm të qeverisjes “MVRO” dhe “Doing business”. Pastaj mendoni se si do ta vendosni në kontekst të festës  dhe ejani para Qeverisë, me fytyrën tuaj të regjimit- thuhet në ftesën e ngjarjes.

Organizatorët thonë se simbol i regjimit mund të jetë edhe varfëria, si dhe padrejtësia dhe burgosja e popullit.

– Mos harroni se “Nata e shtrigave” në esencën e saj  si festë absolutisht nuk përfshinë shtrigat. Kjo është natë kur të gjallët maskohen me maska të frikshme dhe dëbojnë shpirtrat e lig, kurse festojnë njerëzit e mirë vdekja e së cilëve është shkaktuar nga keqja e të tjerëve. Duke pasur parasysh viktimat e regjimit, që në fakt  janë bashkëqytetarët dhe bashkëqytetaret tona, përzgjedhjen e fytyrës së regjimit do ta keni të lehtë. Mendoni se çfarë për ju do të thotë ky regjim dhe me ndihmën e fantazisë suaj, ideve tuaja maskat e kësaj do të jenë të panumërta- thuhet në lajmërimin e evenimentit.