fbpx
Tag: Maqedoni

tag: Maqedoni

Magazina prestigjioze “Monokl” vlerëson se qeveritë e Gruevskit nuk janë serioze

Magazina prestigjioze britanike "Monokl" shkruan se Maqedonia është shtet kaotik dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë anuluar shkaku i disa skandaleve dhe se Maqedonisë përfundimisht i duhet qeveri serioze. Në tekstin e publikuar në numrin e qershorit, thuhet se zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor ndërsa në pjesën e kandidatëve shkruan se opozita do t'i bojkotoj zgjedhjet, si...

Rusia ndalon importin e mishit nga Maqedonia

Shërbimi Federal Rus për veterineri dhe kontroll fito- sanitar dje miratoi kufizim të importit të mishit dhe prodhimeve tjera të mishit nga Maqedoni në Rusi. Vendimi është marrë për shkak të regjistrimit të epidemisë në lëkurën e gjedheve në Maqedoni. Ndalesa ka të bëjë me importin e prodhimeve të mishit të bagëtive si dhe nga kafshë tjera që janë të prekur...

Cipras në Sofje do të bisedoj edhe për situatën në Maqedoni

Kryeministri grek, Aleksis Cipras të hënën do të realizoj udhëtim në Sofje në seancë të përbashkët qeveritare mes Greqisë dhe Bullgarisë. Cipras në kryeqendrën bullgare do të takohet me homologun e tij, Bojko Borisov dhe presidentin Rosen Plevneliev ndërsa më pas do të ketë seancë të përbashkët mes qeverisë greke dhe asaj bullgare. Në takim pritet të diskutohet për përforcimin...

“Foreigns Affairs”: Brexit mund ta largoj Maqedoninë nga BE dhe ta fut në konflikt

Ngjarjet e mëdha në Evropë, siç ishte rënia e Murrit të Berlinit, kanë tendencë të nxisin dhunë në Ballkan, thekson revista „Foreign affairs “ në analizën e ndikimit të Brexit ndaj Ballkanit dhe aspiratat e saj euroatlantike. Në shkrimin, bashkautor i të cilit është Ognen Vrangelov, doktorant i shkencave politike në Universitetin “Queens”, thuhet se efektet nga Brexit do të...

Bejli: Punojmë për t’i ndihmuar Maqedonisë

SHBA-të po ndihmojnë Maqedoninë në rrugën e euro- integrimeve, por edhe me ballafaqimin e krizës së thellë politike, porositi mbrëmë ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, gjatë festimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-së. "“Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se është duke u punuar për...

Hanes Svoboda: KE-ja reagon shumë vonë dhe shumë pak ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni

Komisioni Evropian reagoi shumë vonë ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni, vlerëson eurodeputeti austriak Hanes Svoboda, në intervistën për “Juropian Vestern Ballkans” (European Western Balkans) kushtuar gjendjes së socialdemokracisë në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me të dhënën se Maqedonia është aspiruesja më dobët e renditur për anëtare të BE-së, sipas Indeksit të lirisë së mediave, Svoboda shprehet se ky është vetëm...

Koxias ka mbrojtur Maqedoninë nga sanksionet e BE-së në Luksemburg?

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, kundërshtoi ashpër idenë për sanksione evropiane për Maqedoninë në Këshillin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së. Sipas Koxiasit, BE-ja nuk do t’i ndihmojë Maqedonisë përmes sanksioneve dhe presioneve publike, por me veprim përmes kanaleve më diplomatike dhe në drejtim të zhvillimit të kulturës së kompromiseve, dialogut demokratik dhe demokracisë në punën e...

Shtyhet debati për Maqedoninë në Bruksel, Kunders bën thirrje për konsensus të të gjithë partive

Këshilli për punë të jashtme i Bashkimit Evropian sonte nuk diskutoi për gjendjen në Republikën e Maqedonisë edhe krahas kërkesës së Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë që kjo çështje të gjendet nën pikën “Të ndryshme” në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shefi hungarez i diplomacisë, Peter Sijarto,...

Milevski me kryeministrin hollandez: Të vazhdojnë reformat e Marrëveshjes së Përzhinës

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski në Leuvarden, Holandë ka realizuar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rute. Milevski personalisht e ka njohur Rute me gjendjen aktuale në Maqedoni, politike dhe krizën shoqërore e cila është prodhuar nga partia në pushtet dhe tentimet e opozitës që të vendoset përsëri sundimi i të drejtës dhe kthimi i...

Hajndël për vizitë në Shkup

Diplomati gjerman dhe i dërguari i posaçëm nga MPJ-ja gjermane për Maqedoni, Johanes Hajndël sot do të arrijë në Shkup, në tentim për të zhbllokuar krizën politike. Gjatë vizitës dyditore, Hajndël do të ketë takime me katër liderët, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës si dhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadorë tjerë të BE-së në vend. Shefi i diplomacisë...

Qytetarët kanë tërhequr 58,5 milion euro rekord në muajin prill nga bankat

Qytetarët kanë tërhequr 58,5 milion euro rekord në muajin prill nga bankat e vendit, që është 1,6% nga depozitat e përgjithshme të popullatës. Këtë sot e njoftoi guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Biogov, në takimin e rregullt me bankierët e Odës ekonomike të Maqedonisë. “Banka Popullore intervenoi në treg me 77 milionë euro. Tërheqja e kësaj shume të lartë të...

Pavlopulos: Vetoja Vetoja greke për hyrje në NATO dhe BE ngel

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, ka deklaruar se Greqia nuk ka ndonjë plan për të hequr VETO-n për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO, derisa nuk zgjidhet çështja e emrit. Kjo deklaratë e Pavlopoulos erdhi gjatë vizitës që ai u bëri varreve në afërsi të kufirit verior grek, në qytetin Nausa, duke theksuar se nuk mund ta presin...

Kunders u shkroi liderëve: Nuk ka kushte minimale për zgjedhje kredibile

Ministri holandez i punëve të jashtme, vendi i të cilit kryeson me BE-në, Bert Kunders dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, ku shpreh shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkon zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës. “Si kryesues me Këshillin e BE-së dhe mbështetës shumëvjeçar i vendit tuaj, ju shkruaj juve...

Gjermania emëroi të dërguar special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmaer, ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë që duhet të ndërmjetësoj për zgjidhjen e krizës në vend. I dërguari special, siç njoftohet, në koordinim me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në vend do të ndërmjetëson për zgjidhjen e krizës. “Ministri i jashtëm Shtajnmaer ka emëruar të dërguar special për Maqedoninë. Ambasadori Hajndl do të...

GNK: Maqedonia në grupin e vendeve ku gjendje po përkeqësohet

Grupi Ndërkombëtar për Kriza apo International Crisis Group (ICG) e ka renditur Maqedoninë në një listë të re ku bëjnë pjesë vende si Avganistani, Bangladeshi, Gambia, Iraki, Azerbajxhani, Kongo dhe Siria. Sipas GNK-ICG Maqedonia e meriton këtë vend pasi politikaka gabuar dhe ka ngritur në këmbë popullin. Këto gabime të politikës kanë nxitur kritika dhe komente negative nga faktori ndërkombëtar....

Dimitriev: Maqedonia të kaloj veten dhe krizën politike

Kryeministri teknik Emil Dimitriev gjatë festës së Pashkëve në kishën “Shën Nikolla” në Shtip bëri thirrje për bashkim, qetësim shpirtëror dhe arsye nga të gjithë maqedonasit brenda vendit dhe në diasporë. “Dëshiroj që kjo festë të sjellë më shumë dashuri dhe kuptim edhe me ata me të cilët kemi pasur ndonjë keqkuptim në të kaluarën. Të sundoj arsyeja dhe mendimi...

Lidington: Nuk jemi të sigurt nëse në Maqedoni ka kushte për zgjedhje më 5 qershor

Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington apelon që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndërpresë vendimin me të cilin do t`i fal të gjithë politikanët, emrat e të cilëve gjenden në procedura para hetimore për keqpërdorime të ndryshme. Ministri britanik për Evropën i bëri thirrje presidentit Ivanov që të tërheq vendimin për falje. “Vendimi i presidentit më 12...

 “Freedom House”: Maqedonia shënon rënie në renditjen e sundimit të demokracisë

  Organizata amerikane “Freedom House” që ndjek gjendjet me demokracinë, liritë politike dhe të drejtat e njeriut, në raportin e saj për vitin 2016-të, sundimin e demokracisë në Maqedoni e vlerëson me notën 4,29, që është vlerësim më i dobët në 10 vitet e fundit. Në raportin për vitin 206 janë analizuar të gjitha ngjarjet e vitit të kaluar, nga publikimi...

MPB: Nuk kemi hyrë në Greqi, gardhi është pesë metra në territorin tonë

MPB demanton dhe hedh poshtë si të pavërteta pohimet e mediave greke se gjatë intervenimit të djeshëm për pengimin e futjes ilegale të emigrantëve në vend te pika 59, forcat e sigurimit kanë shkelur në territorin grek. Ky është qëndrimi zyrtar i MPB, thonë për “Meta” nga Ministria. “Gardhi është pesë metra në brendinë e territorit të RM-së, kështu që...

Në kufi është qetë, njëri prej policëve të lënduar ndalet në Klinikë

Një prej policëve që mbrëmë mori lëndime të reja në përplasjen me emigrantët në kufirin jugor, është ndalur për kurim të mëtutjeshëm në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Mbrëmë gjatë përplasjes me emigrantët të cilët tentonin të futen në territorin e Maqedonisë janë lënduar gjithsej 14 policë. Gjatë përplasjes sipas të dhënave të MPB-së janë dëmtuar tre makina të MPB-së...