fbpx

Milevski me kryeministrin hollandez: Të vazhdojnë reformat e Marrëveshjes së Përzhinës

-

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Goran Milevski në Leuvarden, Holandë ka realizuar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rute.

Milevski personalisht e ka njohur Rute me gjendjen aktuale në Maqedoni, politike dhe krizën shoqërore e cila është prodhuar nga partia në pushtet dhe tentimet e opozitës që të vendoset përsëri sundimi i të drejtës dhe kthimi i demokracisë në shtet.

“Kryeministri i Holandës, Rute theksoi se ka diskutuar më gjerësisht me liderin e PLD-së, Milevski, për qëndrimet e vendit të tij dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Dytë e përshëndetën vendimin për anulimin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave në shtet me zbatimin e pikave të shënuara në Marrëveshjen e Përzhinos. Milevski iu falënderua për përkrahjen e Holandës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ia japin qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në tërheqjen e abolimit të turpshëm.”, thuhet në njoftimin e partisë

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.