fbpx

Në kufi është qetë, njëri prej policëve të lënduar ndalet në Klinikë

-

Një prej policëve që mbrëmë mori lëndime të reja në përplasjen me emigrantët në kufirin jugor, është ndalur për kurim të mëtutjeshëm në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Mbrëmë gjatë përplasjes me emigrantët të cilët tentonin të futen në territorin e Maqedonisë janë lënduar gjithsej 14 policë.

Gjatë përplasjes sipas të dhënave të MPB-së janë dëmtuar tre makina të MPB-së dhe pesë të ARM-së.

Nga MPB për “Meta” thonë se tani situata në kufi në pikën 59 është e qetë.

“Nga pesë të lënduarit, ketër janë lëshuar për kurim shtëpiak ndërsa njëri është mbajtur në Qendrën “Nënë Tereza” në Shkup. Gjendja e tij është stabile” deklaroi zëdhënësja për marrëdhënie me opinionin pranë MPB-së, Natalia Spirova- Kordiq.

Dje rreth orës 11 një grup prej 1000-2000 emigrantëve filluan me protesta të dhunshme në 100-200 metra nga pika 59, duke hedhur gurë dhe gjësende tjera ndaj forcave të policisë. Pas kësaj, policia për të qetësuar situatën, ndaj tyre ka hedhur gaz lotsjellës.

Në njoftim thuhet edhe se rreth orës 15 sigurimi i kufirit është ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm pas informacionit të pranuar se emigrantët kanë përgatitur koktej molotovi.

Gurëzimi nga emigrantët ndaj forcave të sigurisë së Maqedonisë ka vazhduar deri orën 18.

Nga Organizata humanitare “Mjekë pa kufij” njoftuan se gjatë përleshjeve janë lënduar 260 emigrantë dhe se kanë dërguar ekipe shtesë për t’u ndihmuar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.