fbpx

Cipras në Sofje do të bisedoj edhe për situatën në Maqedoni

-

Kryeministri grek, Aleksis Cipras të hënën do të realizoj udhëtim në Sofje në seancë të përbashkët qeveritare mes Greqisë dhe Bullgarisë. Cipras në kryeqendrën bullgare do të takohet me homologun e tij, Bojko Borisov dhe presidentin Rosen Plevneliev ndërsa më pas do të ketë seancë të përbashkët mes qeverisë greke dhe asaj bullgare.

Në takim pritet të diskutohet për përforcimin e bashkëpunimit energjetik, krizën e refugjatëve si dhe ngjarjet e fundit në Turqi dhe rajon. Tema kryesore pritet të jetë bashkëpunimi energjetik dhe mundësia për lidhjen e gazsjellësit greko- bullgar IGB me gazsjellësit trans- adriatik. Ajo që përmendet në Greqi është se ideja është që IGB të merr gaz azerbejxhani nga TAP e më pas prej tij të lëshohen seksione drejt Maqedonisë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas informacioneve në Greqi, nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe për situatën në Maqedoni. Gazeta “Katimerini”, duke u thirrur në burime diplomatike, shkruan se Sofja dhe Athina kanë qëndrim të përbashkët lidhur me Maqedonisë. Të dyja shtetet lidhur me Maqedoninë theksojnë se shteti ka problem me demokracinë, patjetër duhet t’i zbatoj pikat e Marrëveshjes së Përzhinës ndërsa lidhur me euro- integrimet shtojnë se Maqedonia duhet të sillet sipas rregullave dhe vlerave evropiane.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.