fbpx
Tag: Maqedoni

tag: Maqedoni

Mogerini dhe Han bëjnë thirrje urgjentisht të formohet qeveria e re e cila do t’i zbatoj reformat

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogerini dhe euro- komisari Johanes Han vonë mbrëmë përshëndetën zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni të 11 dhjetorit. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në IRJ Maqedoni kaluan qetë dhe pa incidente, me dalje të lartë të votuesve. Zgjedhjet ishin të vëzhguara nga misioni i OSBE/ ODIHR. Këto zgjedhje ishin element kyç i...

Shtajnamer bën thirrje urgjentisht të formohet qeveria dhe të zbatohet reformat e domosdoshme

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Uolter Shtajnmaer sot përshëndeti zgjedhjet e mbajtura parlamentare në Maqedoni dhe bëri thirrje për formim të Qeverisë. “Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë hapi i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike në vend. Tani është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet qeveria, që do ta shfrytëzoj mandatin e vet për zbatimin e reformave...

Pas Kurz edhe Siarto në vizitë të dyfishtë në Maqedoni

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Siatro sot në mëngjes ishte për vizitë shtetërore në Maqedoni, në takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ndërsa sonte do të jetë mysafir në mitingun e VMRO DPMNE-së. Siarto ashtu sikur edhe homologu i tij austriak, Sebastian Kurz i cili javën e shkuar ishte pjesë e mitingut të VMRO-së e më pas...

 “Human Rights Watch”: Në Maqedoni Qeveria përmes reklamave bën presion në media

Gazetarët nga Ballkani Perëndimor ballafaqohen me ambient armiqësor që e vështirëson aftësinë e tyre për informim kritik, thuhet në raportin më të ri të OJQ-së “Human Rights Watch” për Ballkanin Perëndimor. Në raport thuhet se më shumë se 1 vit prej kur “Human Rights Watch” ka vërejtur pengesa në lirinë mediatike në B e H, Serbi, Kosovë, Mal të Zi...

Politikanët evropian kritikojnë Kurcin për mbështetjen e VMRO DPMNE-së

Ish shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda shprehi keqardhje për pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë austriake Sebastian Kurc në mitingun parazgjedhore të VMRO DPMNE-së në Shkup. “Është koha që Maqedonia të bëj hapa përpara në vlerat evropiane. Për këtë, është për të ardhur keq që ministri Kurc i mbështeti ata që janë përgjegjës për situatën e rëndë në...

Brukseli nuk komenton vizitën e Kurc dhe mban qëndrimin për ndarjen e partisë nga shteti

Komisioni Evropian sot nuk deshi të komentoj pjesëmarrjen e ministri të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurc në mitingun partiak të VMRO DPMNE-së dhe takimin e tij shtetëror me shefin e diplomacisë së vendit, Nikolla Poposki. Në pyetjen e “Meta” se si e komenton vizitën e këtillë të përfaqësuesit të lartë të një vendi- anëtarë të BE-së, nga Brukseli thonë se...

Në vitin 2015 janë lidhur më shumë martesa sesa në vitin paraprak

Numri i martesave të lidhura në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 është rritur për 2,7% dhe është 14.816 ndërsa vitin e kaluar vërehet ulje e butë e divorceve, tregon analiza e Entit shtetëror statistikore. Më shumë martesa gjegjësisht 1844 janë lidhur në gusht ndërsa më pak apo 702 në mars. Të shpeshtën është lidhja e kurorës së parë me pjesëmarrje...

Pavlopulos e ka keqinformuar Obamën për Maqedoninë

Maqedonia ishte një ndër temat për të cilat biseduan presidenti amerikan dhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos. I pari i Greqisë para presidentit Obama i ka përsëritur qëndrimet dhe akuzat ndaj qeverisë së Maqedonisë, duke kritikuar për përpjekje për marrjen e historisë greke. “Është fakt që një shtet fqinj kërkon emër që përveç falsifikim të historisë, përhap irredentizëm dhe drejtpërdrejtë nënkupton...

Sot u mbajt Marshi i tolerancës – “Urrejtja është dobësi”

Sot me fillim në orën 12 nga Muzeu i Shkupi filloi Marshi i Tolerancës – “Urrejtja është dobësi”, nën organizimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup. Marshi iu dedikua luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe tolerancës së diversiteteve. Organizatorët theksuan se gjendja politike në të cilën gjendet shoqëria në vend, në veçanti dekadën e fundit, ka shkaktuar trende negative dhe të...

Ahmeti për REL: Ka shumë qendra që punojnë për të krijuar rrëmujë në Maqedoni

Ka shumë qendra që punojnë për të dëmtuar integrimet e vendit tonë në BE e në veçanti në NATO, vlerësoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për "Radio Evropën e Lirë". "Ka shumë qendra që punojnë për të krijuar kaos, mosbesim mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarët dhe maqedonasit, sepse këto qendra sigurisht nuk janë pa...

Zhbogar: Të gjithë politikanët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile

Pozitive është ajo që rekomandimi për fillimin e bisedimeve ngel edhe më tej, por me një kusht që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe Marrëveshja e Përzhinës të zbatohet tërësisht, porositi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, duke prezantuar raportin më të ri të KE-së për progresin e vendit. Megjithatë, ai përmendi se nuk ka progres në gjyqësor, luftën...

Han: Zgjedhjet më dhjetor janë hap i mirë, por është vetëm fillimi

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han para vizitës së djeshme  të Maqedonisë, deklaroi se është “e rëndësishme që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar”. Siç njoftojnë nga KE, synimi kryesor i vizitës së Han është që të bëhet shqyrtim i ngjarjeve politike dhe të diskutohet për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme...

Borisov: Ata që thyne pllakat përkujtimore do të kenë pasoja të padëshiruara

Kryeministri Emil Dimitriev dje në Vjenë i siguroi homologut të tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të përgjigjen për veprimin e pahijshëm në pllakën përkujtimore të heroit bullgar, Kajmakçalan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski, “Nukduatëkomentoj” – Borisov u thagazetarëve pas takimitnëVjenë Megjithatë, Borisov paralajmëroi se “derisa ata i thyen monumentet bullgare me çekiç, mund të ketë pasoja të...

KB të gjej zgjidhje gjithpërfshirëse për krizën e refugjatëve, porositi diplomacia maqedonase

R. e Maqedonisë punon me përkushtim për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, më pas duke siguruar trajtim njerëzor, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thuhet në reagimin e MPJ-së së vendit pasi komisari i lartë për të drejtat e njeriut në KB, Zeid Rad Al Husejn dje kritikoi autoritetet e Maqedonisë për politikën...

Ivanov në KB: Unë jam maqedonas dhe dua të gjithë të na respektojnë si maqedonas

“Mos- vendosmëria e BE-së dhe NATO-s që të debllokojnë integrimin e RM-së ishte një prej shkaqeve kryesore për krizën e brendshme aktuale politike në Maqedoni, që arriti kulmin këtë vit. Pasojat nga bllokimet ishin shkak për bllokime të reja. Vendet e Ballkanit në mënyrë naive besuan se dikush nga jashtë do t’ua zgjidh problemet. BE dukshëm shihet se nuk...

 “Cirku mediatik- politik është përditshmëri para Speciales së Laura Kovesit

PSP bën cirk politike dhe mediatik, deklaroi të hënën përfaqësuesja e VMRO DPMNE në KSHZ, Silvana Boneva pas daljes së godinës së Speciales. Boneva me këtë aludonte për ekipet e gazetarëve që e pritnin atë, e që sipas saj, janë ftuar nga PSP për cirk mediatik dhe politike. “Ekipet televizive janë vazhdimisht para zyrave të Laua Kovesit, shefes së drejtorisë...

Kozias të enjten për vizitë në Shkup

Perspektiva evropiane e Maqedonisë do të jetë temë kryesore e bisedave të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kozias, i cili të enjten do ta vizitojë vendin tonë. Shefi i diplomacisë greke në Shkup do të takohet me diplomatë të Maqedonisë, para të cilëve do të mbajë fjalim, ndërsa diplomatët pastaj do të mund të parashtrojnë pyetje. Burime diplomatike informojnë...

Ohri- kampion i shpërnguljeve nga vendi

Sipas statistikës zyrtare të Entit shtetëror, Ohri me vite është kampion i shpërnguljeve nga vendi. Tingëllon si diç e pabesueshme, por treguesi i saktë është se gjithsej 767 qytetarë që vitin e kaluar janë lëshuar Maqedonia, thuajse gjysma e tyre janë nga perla turistike Ohri, qytet i cili po mbushet nga të huajt ndërsa vendorët largohen. Në periudhën e njëjtë nga...

Holanda shpreh ngushëllime për viktimat nga vërshimet

Ministri holandez i Punëve të Jashtme Bert Kunders dje dërgoi telegram ngushëllimi deri te homologu i tij i Maqedonisë Nikolla Poposki me rastin e përmbytjeve shkatërruese në dhe rreth Shkupit dhe Tetovës. “Në emër të Holandës, dua ta shpreh ngushëllimin tim të sinqertë deri te Qeveria dhe populli i Republikës së Maqedonisë. Mendimet tona janë me ata të cilët i...

Papa shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze kumtoi se papa Françesku përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pjetro Parolin i dërgoi urim peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov, me të cilin shpreh ngushëllim për të pësuarit nga fatkeqësia atmosferike, e cila para disa ditëve ndodhi në Shkup dhe në vendbanimet përreth. Në telegram thuhet se hirësia e tij dërgon urimin e...