fbpx

Ivanov në KB: Unë jam maqedonas dhe dua të gjithë të na respektojnë si maqedonas

-

“Mos- vendosmëria e BE-së dhe NATO-s që të debllokojnë integrimin e RM-së ishte një prej shkaqeve kryesore për krizën e brendshme aktuale politike në Maqedoni, që arriti kulmin këtë vit. Pasojat nga bllokimet ishin shkak për bllokime të reja. Vendet e Ballkanit në mënyrë naive besuan se dikush nga jashtë do t’ua zgjidh problemet. BE dukshëm shihet se nuk e ka këtë fuqi” tha presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në Kuvendin e 71 të përgjithshëm në KB.

Por, edhe në rrethana të këtilla komplekse, shton Ivanov, R. e Maqedonisë bën çmos që të ketë marrëdhënie më të mira me të gjithë fqinjët.

“Dy shtetet fqinje kanë një çështje të hapur ndërsa mijëra fusha ku kanë interes të përbashkët, por edhe sfida serioze siç është kriza e refugjatëve, siguria, të cilat na çojnë në bashkëpunim të ngushtë. Çështja e emrit s’guxon të jetë pengesë që të realizojmë bashkëpunim maksimal në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Por, kemi humbur kohë të shtrenjtë” tha Ivanov.

Ai përshëndeti masat për ndërtimin e besimit mes dy shteteve dhe u bëri thirrje të dy shteteve që të fusin përmbajtje të reja.

“Sa më shpejti që i realizojmë masat, aq më shpejtë do të krijojmë ambient pozitiv që të kërkojmë zgjidhje për dallimin rreth emrit, në suazat e Marrëveshjes së përkohshme, rezolutat e KB-ve dhe aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë” theksoi presidenti i Maqedonisë. Ai kërkoi që të gjithëve të na respektojnë si maqedonas, siç ne e respektojmë të drejtën e të gjithëve që të identifikohen ashtu siç ndjehen.

“Unë jam maqedonas, bashkështetasit e mi janë maqedonas dhe nga kjo foltore ju drejtohem në gjuhën maqedonase. Si maqedonas duam të bashkëpunojmë dhe të kemi marrëdhënie më të mira me të gjithë fqinjët. S’ka problem që nuk mundtë zgjidhet. Kushti i vetëm është që të respektohemi dhe përmes dialogut të arrijmë zgjidhje” tha Ivanov.

Sipas tij, vala e parë e refugjatëve tangoi institucionet evropiane, mekanizmat dhe politikat.

“Duke penguar migrimin ilegal, R. e Maqedonisë ia doli në masë të madhe të kontribuojë për sigurinë e Evropës. Evropa tanimë po ballafaqohet me valën e dytë të madhe. Më shumë se 20 milionë emigrantë dhe refugjatë nga Azia dhe Afrika gjenden thuajse në kufijtë e Evropës. Në vitet apo dekadat e ardhshme, milionë emigrantë do të tentojnë të vijnë në kontinentin evropian. R. e Maqedonisë pengoi migrimin ilegal që vjen në territorin e BE-së. Unioni patjetër të gjej mënyra dhe mekanizma për t’i mbrojtur kufijtë, t’i siguroj korridoret ndërsa refugjatët që do t’i pranoj, t’i integroj pa i asimiluar” tha për në fund Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.