Gazetarët nga Ballkani Perëndimor ballafaqohen me ambient armiqësor që e vështirëson aftësinë e tyre për informim kritik, thuhet në raportin më të ri të OJQ-së “Human Rights Watch” për Ballkanin Perëndimor.

Në raport thuhet se më shumë se 1 vit prej kur “Human Rights Watch” ka vërejtur pengesa në lirinë mediatike në B e H, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, qeveritë në rajon dhe institucionet e BE nuk kanë mundur të marrin hapa konkret për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Qeveritë kanë vullnet të vogël politik për të përmirësuar gjendjen në media. Disa gazetarë ballafaqohen me përndjekje përmes kallëzimeve të dyshimtë penale ndërsa Qeveritë japin të holla në reklamim për të heshtur informimin kritik dhe uljen e pavarësisë në mediat” thuhet në raport.

Nga kjo Organizatë vlerësojnë se në Maqedoni, por edhe në rajon, Qeveria e shfrytëzon reklamimin e vet si mjet për kryerjen e presionit.

Raporti citon Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë ku thuhet se qeveria nuk ka gjetur të dyshimtë për asnjërin prej 30 sulmeve të gazetarëve  që SHGM i ka regjistruar në katër vitet e fundit.

“Mirëpo, qeveria arrestoi disa gazetarë, shpesh në rrethana të dyshimtë. Në vitin 2013-të, autoritetet akuzuan Zoran Bozhinovskin, autorin e blogut kritik “Burevesnik” se është pjesë e aferës së spiunimit për një qeveria të paemëruar të huaj. Me kërkesë të Maqedonisë, ai u arrestua në Serbi ku u mbajt 10 muaj më pas u lëshua pa asnjë akuzë. Në maj të vitit 2016-të, Bozhinovski përsëri u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Shkup, ku është arrestuar për spiunim, shantazh dhe aktivitete kriminale” thonë nga “Human Rights Watch”

Nga kjo Organizatë thonë se e gjithë kjo ndodh në kohë të krizës së madhe politike me protesta të mëdha anti- qeveritare ndërsa si një prej arsyeve për krizën, nga “Human Rights Watch” theksojnë skandalin e përgjimeve vitin e kaluar.

“Policia ka rrahur gazetarë në shumë raste. Në prill të vitit 2016-të, SHGM dhe LSGM protestuan pasi policia rrahu gazetar dhe fotoreporter gjatë protestës anti- qeveritare. Gazetarët mbanin dinstinktive përkatëse zyrtare” thuhet në fund të raportit.