fbpx

 “Cirku mediatik- politik është përditshmëri para Speciales së Laura Kovesit

-

PSP bën cirk politike dhe mediatik, deklaroi të hënën përfaqësuesja e VMRO DPMNE në KSHZ, Silvana Boneva pas daljes së godinës së Speciales. Boneva me këtë aludonte për ekipet e gazetarëve që e pritnin atë, e që sipas saj, janë ftuar nga PSP për cirk mediatik dhe politike.

“Ekipet televizive janë vazhdimisht para zyrave të Laua Kovesit, shefes së drejtorisë anti- korrupsion në Rumani, të gatshëm të informojnë drejtpërdrejtë për atë se për çfarë po flitet nëpër Rumani, për biznesin korruptiv dhe elitën politike, drama më tmerruese në këto 25 vite. Kështu fillon teksti në “New York Times” për Kovesin dhe punën e saj që prej nëntorit të vitit 2014-të.

Për temën e njëjtë “Guardian-i” londinez vitin e kaluar në muajin nëntor shkroi se hyra e zyrës qendrore në DNA (shkurtesë e Drejtorisë nacionale për anti- kurropcion) në Bukuresht vazhdimisht është nën rrethimin e ekipet të gazetarëve, që presin të shohin kush është personi i radhës që do të paraqitet në bisedë informative.

Kjo nuk është diçka e pazakontë, shkruan gazeta suedeze “Ekspresen”.

“Unë qëndroj këtu me vite. Disa prej jush janë këtu tërë kohën. Ndoshta do të duhet ta zhvendosim televizionin këtu. Korrupsioni është temë e vazhdueshme e lajmeve në Rumani. Kush do të akuzohet dhe çfarë do të thotë për mbrojtjen e tij? Askush nuk e din kur do të merr fund kjo. Ndoshta do të vazhdoj përgjithmonë, thotë për “Ekspresen”, raportuesi i televizionit rumun “Pro TV”, Ovidiu Oanta.

Në hollin e godinës së DNA-së ka hapësirë të veçantë për gazetarët dhe incizuesit, prej ku kapin kuadro nga të dyshuarit kur futen në këtë vend për hetime.

Prokurorja rumune Laura Kodruta Kovesi vitin e kaluar ishte për vizitë në Shkup dhe mori pjesë në konferencë të organizuar nga OJQ-ja, Qendra maqedonas për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN). Ajo dhe Drejtoria nacionale e anti- korrupsionit u paraqitën si pandan të shembullit frymëzues për Katica Janevën dhe PSP-në.

Kovesi me DNA-në udhëheq që nga viti 2006-të. Edhe ajo në Rumuni, sikur Janeva në PSP tek ne, edhe atëherë edhe tani po ballafaqohet me sulme dhe deklarata nga personat që janë lëndë hetimi se gjoja bëhet fjalë për hetime të montura politike, se metodat e punës janë “staliniste” dhe se puna e saj nuk dallon nga Sekuritate (shërbimi sekret rumun në kohën e diktatorit Nikolae Çaushesku).

DNA për momentin ka rreth 12 prokurorë, që punojnë në 6000 raste. Deri më tani, në 90% e rasteve të procedura gjyqësore, të akuzuarit kanë marrë dënime me burg ndërsa midis tyre ka dhjetëra ministra, kryeministra, kryetarët komune dhe biznesmenë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.