fbpx

Anëtarët e trupit ad- hok për mediat nuk arrijnë marrëveshje për anëtarin e pestë

-

Komisioni i përkohshëm ad-hok në takimin e sotëm nuk ka arritur konsensus për emërimin e anëtarit të pestë, mëson “Meta” nga burime të besueshme.

Anëtarët e trupit ad- hok në seancën e sotme duheshin të zgjedhin anëtarin e pestë, që të mund të funksionoj ky trup.

Siç qëndron në Kodin zgjedhor, anëtari i pestë duhet të jetë shqiptar dhe ai të zgjidhet përmes konkursit publik.

Trupi ad- hok pritej të formohet deri më 19 gusht, por për shkak se ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për media u publikuan në “Gazetën zyrtare” me vonesë prej katër ditëve, për aq ditë u prolongua formimi i tij.

Slagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski janë katër anëtarët e trupit ad-hok që i propozuan partitë dhe ata me konsensus duhet ta zgjedhin anëtarin e pestë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.