fbpx

KB të gjej zgjidhje gjithpërfshirëse për krizën e refugjatëve, porositi diplomacia maqedonase

-

R. e Maqedonisë punon me përkushtim për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, më pas duke siguruar trajtim njerëzor, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thuhet në reagimin e MPJ-së së vendit pasi komisari i lartë për të drejtat e njeriut në KB, Zeid Rad Al Husejn dje kritikoi autoritetet e Maqedonisë për politikën sistemore të dëbimit dhe mbylljes së emigrantëve.

“Bo t’i inkurajoja institucionet që merren me këtë krizë komplekse me të cilën po ballafaqohet kontinenti që të angazhohen në formulimin e zgjidhjes gjithpërfshirëse. Kuptohet, kjo është vështirë, por në këtë mënyrë do të evitoheshin kurthat që të vendoset në fokus vetëm një shtet apo të trajtohet vetëm një aspekt nga një fenomen kompleks” thuhet në reagimin e MPJ-së.

Në reagim thuhet se disa herë është theksuar se Maqedonia ballafaqohet me vështirësi në gjetjen e baraspeshës përkatëse mes mbajtjes së rendit dhe sigurisë në shtet dhe sigurimin e të drejtave të njeriut të emigrantëve që janë në territorin e saj. Megjithatë, thuhet se gjatë krizës, Maqedonia është treguar si kredibile dhe partner përgjegjës i BE dhe organizatave ndërkombëtare.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.