fbpx

Han: Zgjedhjet më dhjetor janë hap i mirë, por është vetëm fillimi

-

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han para vizitës së djeshme  të Maqedonisë, deklaroi se është “e rëndësishme që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar”.

Siç njoftojnë nga KE, synimi kryesor i vizitës së Han është që të bëhet shqyrtim i ngjarjeve politike dhe të diskutohet për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe zbatimin e prioriteteve reformues.

Komisari Han i cili nesër do të takohet me kryeministrin Emil Dimitriev, krerët e katër partive politike, prokuroren speciale dhe OJQ-të, deklaroi se mezi pret të vijë për vizitë në Shkup.

“Marrëveshja e arritur gjatë verës mes krerëve të partive dhe data e zgjedhjeve për dhjetor janë hap i shkëlqyeshëm. Megjithatë, është vetëm fillimi. Është e rëndësishme kushtet për zgjedhje të besueshme janë tërësisht të plotësuara dhe se qytetarët lirisht mund të marrin pjesë në to” tha Han.

Euro- komisari njoftoi se gjatë vizitës do të takohet me të gjithë bashkëbiseduesit politik përfshirë prokuroren Janeva dhe organizatat joqeveritare, me të cilët do të diskutoj për atë se si të përshpejtohet zbatimi i reformave urgjente për sundimin e të së drejtës.

“E tërë kjo është e rëndësishme për shtetin që të bëj progres të qëndrueshëm në rrugën drejt BE-së. Mezi pres të dëgjoj nga prokurorja speciale se si përparon puna dhe me cilat sfida ballafaqohet” tha Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.