fbpx

Mogerini dhe Han bëjnë thirrje urgjentisht të formohet qeveria e re e cila do t’i zbatoj reformat

-

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogerini dhe euro- komisari Johanes Han vonë mbrëmë përshëndetën zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni të 11 dhjetorit.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në IRJ Maqedoni kaluan qetë dhe pa incidente, me dalje të lartë të votuesve. Zgjedhjet ishin të vëzhguara nga misioni i OSBE/ ODIHR. Këto zgjedhje ishin element kyç i Marrëveshjes së Përzhinës nga viti i kaluar. Këto zgjedhjet ofrojnë vendi mundësi për ripërtëritjen e dialogut demokratik për tejkalimin e krizës disavjeçare dhe bashkimin e synimit madhor për euro- integrime” porositën Mogerini dhe Han në deklaratën e përbashkët.

Mogerini dhe Han u bënë thirrje partive që ato të veprojnë në mënyrë inkluzive, që përfshinë opozitë aktive parlamentare dhe shoqëri dinamike civile.

“Presim formim të shpejtë të parlamentit të ri dhe qeverisë së re si dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e sundimit sistematik të së drejtës si dhe prioritetet urgjente reformuese. Qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, që përfshin mbështetjen e punës së PSP-së” deklaruan më tutje Mogerini dhe Han duke shtuar se BE do të vazhdojë të mbështes vendin në procesin e reformave dhe rrugën e saj drejt euro- integrimeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.