fbpx

Kunders u shkroi liderëve: Nuk ka kushte minimale për zgjedhje kredibile

-

Ministri holandez i punëve të jashtme, vendi i të cilit kryeson me BE-në, Bert Kunders dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, ku shpreh shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkon zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës.

“Si kryesues me Këshillin e BE-së dhe mbështetës shumëvjeçar i vendit tuaj, ju shkruaj juve dhe nënshkruesve tjerë të Marrëveshjes së Përzhinës për të shprehur shqetësimin për situatën politike. Komuniteti ndërkombëtarë fuqishëm qëndron pas partive të përfshira në krizë. Por, zbatimi i plotë i Marrëveshjes që së bashku e firmosët, dhe reformat urgjente janë elementare për një të ardhme euro- atlantike për vendin tuaj. Për këtë shkak, është vitale që të ketë stabilitet në vendin tuaj dhe prosperitet për qytetarët tuaj, liderët politike, të gjeni dalje nga kriza aktuale” thotë shefi i diplomacisë holandeze.

Në letër përmendet se tërësisht mbështet deklaratën e euro- komisarit Johanes Han se shkelja e Marrëveshjes së Përzhinës do të ketë pasoja serioze edhe për proceset euro- integruese të Maqedonisë.

Ministri holandez thotë se liderët politik janë përgjegjës për menaxhimin me krizën aktuale dhe shton se ekzistojnë dy elemente që menjëherë duhet të adresohen.

“E para, kushtet minimale për zgjedhje të besueshme, që në janar- shkurt i konfirmuan BE dhe SHBA, nuk janë plotësuar: 1. Pastrimi i listës zgjedhore; 2. Reforma në media; 3. Ndarja e partisë nga shteti dhe ndalimi i frikësimit të votuesve. Zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të lira janë të domosdoshme për të ardhmen e shtetit. E dyta, duhet menjëherë të tërhiqet vendimi i presidentit për falje që t’i mundësohet PSP-së pa pengesa të bëj punën e vet” thuhet në letrën e Kunders.

Në të thirren “të gjitha palët të punojnë në tërheqjen e vendimit të faljes sepse ndjekja e shkeljeve dhe kriminalitetit është parim esencial për llogaridhënie dhe sundim të së drejtës”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.