fbpx

KSHZ pret listat, liderët koketojnë, partitë kalkulojnë

-

KShZ ka ftuar kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore, anëtarët dhe zëvendësit e tyre që menjëherë të mbajnë mbledhje konstituive dhe të vendosin kontakt me personat përgjegjës nga mandati i kaluar, me qëllim që të kryejnë pranim-dorëzimin e vulës të komisionit dhe materialeve tjera, mëson “Meta.”

Por, kontakti për momentin është i pamundur, pasi partitë nuk kanë dorëzuar listat e anëtarëve. Deri tani në KShZ janë dorëzuar vetëm propozimet e VMRO-së dhe BDI-së për anëtarë në përfaqësitë diplomatike–konsulare.

Nga LSDM thonë se nuk kanë ndërmend të dërgojnë asnjë listë, pasi nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

Listë nuk ka dërguar as PDSh, megjithëse nga partia e Thaçit deri tani nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse do të marrin pjesë në zgjedhje, por disa herë kanë ripërsëritur se nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje demokratike, PDSh do t’i bojkotojë të njëjtat.

Nëse partitë nuk dorëzojnë listat deri sot në mesnatë, ligji parasheh që vendet e anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale të përmbushen nga  radhët e administratës.

Sipas Kodit Zgjedhor, dy nga gjithsej pesë anëtarë zgjidhen nga radhët e partive politike më të mëdha në pushtet dhe opozitë,  në varësi të përbërjes etnike të vendvotimit.

Po rrjedh ndërkohë edhe afati ligjor edhe për dorëzimin e listave të deputetëve. Sipas afateve kohore të KShZ-së, partitë politike janë të obliguara që t’i dorëzojnë listat për deputetë më së voni deri më 11 maj.

Dje ishte dita e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për propozim të listave me kandidatët për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga grup zgjedhor, por deri te departamentet rajonale të KShZ-së nuk ka arritur asnjë listë. Nëse zgjedhjet mbahen më 5 qershor, fushata zgjedhore fillon më 16 maj dhe mbaron më 3 qershor.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.