MPB: Nuk kemi hyrë në Greqi, gardhi është pesë metra në territorin tonë

-

MPB demanton dhe hedh poshtë si të pavërteta pohimet e mediave greke se gjatë intervenimit të djeshëm për pengimin e futjes ilegale të emigrantëve në vend te pika 59, forcat e sigurimit kanë shkelur në territorin grek. Ky është qëndrimi zyrtar i MPB, thonë për “Meta” nga Ministria.

“Gardhi është pesë metra në brendinë e territorit të RM-së, kështu që janë të pavërteta pohimet se forcat policore gjatë pengimit të hyrjes ilegale kanë shkelur në territorin grek” thonë nga MPB.

Prej atje sërish theksojnë se gjatë incidenteve të djeshme nuk ka pasur kurrfarë reagimi nga policia greke e as që kanë qenë të informuar se ka mundësi të ketë tensione në kufi.

“E ku ka qenë policia greke që të ndërmerr çfarëdo masash dhe t’i njoftoj autoritetet maqedonase se në drejtim të linjës kufitare lëviz një grup më i madh i emigrantëve për të shkaktuar incidente” shtojnë nga MPB.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...