fbpx

Tensione të reja në Idomeni, refugjatët shtynin vagon të vjetër drejt autoblindave të policisë

-

Situata në Idomeni po përshkallëzohet. Sot një grup i refugjatëve u grumbulluan para gardhit duke kërkuar nga policia maqedonase të hap kufirin.

Refugjatët kërkojnë t’i lëshojnë duke thënë se nuk janë terroristë. Përgjigja e policisë ishte se kufiri s’mund të hapet dhe u është kërkuar refugjatëve të largohen nga gardhi.

Më herët, një grup i refugjatëve hynë në një vagon të vjetër të hekurudhës dhe arritën të shtyjnë atë deri në afërsi të kampit dhe kufirit maqedonas, ku gjenden autoblindat e policisë greke.

Nga gjithsej 11.000 refugjatë në Idomeni, sot 180 kryesisht nga Siria vendosën të largohen nga kampi dhe me autobusë u transferuan në qendrën e refugjatëve në afërsi të Athinës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.