Tuesday, 12 May, 2026
Meta.mk

Tag: kriza e refugjatëve | 24 results

Ban Ki Mun në Athinë dëgjoi qëndrimet greke për kontestin me emrin

18 June 2016

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun sot në Athinë bisedoi me krerët e shtetit grek për krizën me refugjatët, kontestin e emrit dhe çështjen qipriote. Ban Ki Mun sot në mëngjes u takua me kryeministrin Aleksis Cipras, me të cilin u fokusuan në krizën e refugjatëve ndërsa në takimin e pasdites […]

Kozias: Në këtë periudhë nuk flasim për emrin

22 April 2016

Kontesti i emrit nuk është temë bisede për momentin për shkak të krizës së brendshme në Maqedoni- deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Kozias para takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki. Dy ministrat u takuan në margjinat e takimit rajonal për krizën e refugjatë që dje dhe sot mbahet në Selanik. “Për momentin […]

Tensione të reja në Idomeni, refugjatët shtynin vagon të vjetër drejt autoblindave të policisë

11 April 2016

Situata në Idomeni po përshkallëzohet. Sot një grup i refugjatëve u grumbulluan para gardhit duke kërkuar nga policia maqedonase të hap kufirin. Refugjatët kërkojnë t’i lëshojnë duke thënë se nuk janë terroristë. Përgjigja e policisë ishte se kufiri s’mund të hapet dhe u është kërkuar refugjatëve të largohen nga gardhi. Më herët, një grup i […]

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi

11 April 2016

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi. Sipas njoftimit nga ministria e jashtme greke, ambasadori grek në Maqedoni, Teoharis Lalakos deri te autoritetet e vendit ka dërguar dy demarshe për shkak të situatës në Idomeni. “Ambasadori Lalakos qartë theksoi se përdorimi i dhunës në asnjë mënyrë nuk ndihmon në […]

Tre policë janë lënduar gjatë përpleshjes me emigrantët

10 April 2016

Tre policë janë lënduar sot gjatë përplasjes me emigrantët në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, mes pjesëtarëve të MPB-së dhe një grup të emigrantëve që tentuan të kalojnë kufirin me dhunë, konfirmuan për “Meta” nga MPB. Policët menjëherë janë dërguar për në qendrën mjekësore të Gjevgjelisë. Më herët, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të […]

Gaz lotsjellës dhe protesta në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

10 April 2016

Policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës që të shpërndaj grupin që protestonin para gardhi në Idomeni. Mediat greke njoftojnë se një pjesë e refugjatëve janë alivanosur dhe kanë probleme me frymëmarrjen. Refugjatët prej sot në mëngjes sërish protestojnë para gardhit me kërkesë që të hapet kufiri. Në kamp mbrëmë është shpërndarë broshurë në gjuhën arabe […]

Kurc, Zaorlek dhe Han në 10 ditët e ardhshëm për vizitë në Maqedoni

9 February 2016

Ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Çekisë, Sebastian Kurc dhe Lubomir Zaorlek këtë javë do të arrijnë për vizitë në Maqedoni, ku në fokus do të jetë kriza e refugjatëve. Kurc vizitën e tij në Maqedoni do të vazhdon në saje të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Para dy ditëve ai ishte për vizitë […]

Mijëra refugjatë presin nga ana greke në Bogorodic të futen për në Maqedoni

2 February 2016

Në Greqi vazhdon të shënoj rritje paniku se shteti do të ngujohet me mijëra refugjatë dhe emigrantë. Mediumet greke shkruajnë se kalimi kufitar në Idomeni është përplotë refugjatë sepse roja kufitare maqedonase lëshon numër të vogël të tyre. Sipas njoftimeve nga policia greke, natën e kaluar janë lëshuar 750 refugjatë ndërsa në radhë për të […]

Rot takohet me Poposkin, Gruevskin dhe Zaevin

1 February 2016

Sekretari shtetëror i MPJ-së gjermane, Mihael Rot sot është takuar me ministrin e jashtëm Poposki, kreun e VMRO DPMNE-së Gruevskin dhe kreun e LSDM-së, Zaevin. Ministri Poposki në takim ka përmendur se sfidat politike tejkalohen me proces të brendshëm, që  duhet të përfundoj sa më shpejtë me mbajtjen e zgjedhjeve në prill. Poposki dhe Rot […]

Ivanov me anëtarët e Komitetit drejtues bisedoi rreth krizës së refugjatëve

19 December 2015

Presidenti i RM-së sot mbajti takim me anëtarët e Komitetit drejtues, organ qeveritar për koordinim dhe menaxhim me sistemin e krizave dhe me pjesëtarët e shtatmadhorisë së ARM-së, lidhur me krizën e refugjatëve dhe emigrantëve. Takimi është mbajtur me qëllim që presidenti Ivanov t’i njoftoj anëtarët për takimin me kryetarin e KE-së, Donald Tusk, komisarin […]

Ivanov: Gjendja në kufirin jugor është me rrezik të lartë

2 December 2015

Gjendja në kufirin, sipas incidentëve që i kemi, është me rrezik të lartë, sepse bëhet fjalë për akte dhune ndaj policisë dhe armatës, vlerësoi Presidenti Ivanov në intervistën e mbrëmshme në televizionin Kanal 5. “Në vend që policia t’i shfrytëzoj resurset për ndjekje dhe për parandalim të akteve të mundshme të padëshiruara nga personat e […]

BE do t’i kërcënohet Greqisë se do ta largoj nga zona- shengen

2 December 2015

Pas kërcënimit për largim nga euro-zona, Greqia ballafaqohet edhe me kërcënime për dalje të mundshme nga zona- shenjen. Këtë e shkruajnë gazetat greke “Katimerini” dhe “Proto tema” duke komentuar se vendet- anëtare të BE tanimë po fillojnë të dërgojnë paralajmërime serioze për Greqinë se nëse nuk i zbaton masat për krizën e refugjatëve, mund të […]

Dje janë lëshuar gjithsej 3702 vërtetitme për refugjatët

2 November 2015

Dje vërtetime për azil, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar për gjithsej 3702 refugjatë të cilët në territorin e vendit kanë hyrë nga Greqia. Numri më i madh i refugjatëve të regjistruar dje janë shtetas sirian apo gjithsej 2313, nga Afganistani janë 961 ndërsa irakian janë 177 persona. Nga mesi i qershorit, kur edhe […]

MPB ka lëshuar kërkesa për azil për gjithsej 4076 refugjatë

27 October 2015

Dje MPB ka lëshuar kërkesë për azil për gjithsej 4076 refugjatë, që në territorin e Maqedonisë kanë hyrë nga Greqia. Nga refugjatët që dje ju janë dhënë vendimet, shumica prej tyre janë Afganistani apo 2240 persona, Siria 1201, Iraku 300 dhe Irani 1911. Prej 19 qershorit kur edhe filloi dhënia e vërtetimeve me të cilat […]

Prej 19 qershorit deri më sot nëpër vend kanë kaluar 105.007 refugjatë

29 September 2015

Në 24 orët e kaluar, MPB kanë lëshuar vërtetime për kërkim azili për gjithsej 2254 refugjatë, prej të cilëve 1337 janë shtetas sirian, njofton Ministria e punëve të brendshme. Prej fillimit të dhënies së lejeve gjegjësisht 19 qershor të këtij viti e deri më sot, sipas MPB dokumente të këtilla kanë pranuar gjithsej 105.007 shtetas […]

ARM: Qëndrojmë në kufi derisa ka nevojë

27 August 2015

Pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë që janë radhitur në kufirin jugor, dy ditë pasi Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës së refugjatëve, edhe më tej qëndrojnë në kufi si asistencë e policisë, thonë për “Meta” nga shtatmadhoria e ARM-së. Nga SHM thonë se angazhimi i tyre do të zgjat “derisa të ketë […]

Kriza me refugjatë nuk ka fund: Sa ikin aq edhe vijnë

25 August 2015

Valë e re e refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht nga Siria, pritet të arrijë këto ditë në kufirin jugor me Maqedoninë. Siç shkruajnë mediumet greke, sot në mëngjes rreth orës 5, trajekti “Elifterios Venizelos” me rreth 2500 emigrantë ka lundruar nga Mitilini në ishullin Lezbos. Trageti duhet të arrijë në portin në Pirea, sot pasdite rreth […]

Hapet një qendër e re pranimi për emigrantët në Gjevgjeli

24 August 2015

Në seancën e sotme, e treta me radhë, të Shtabit kryesor për menaxhim me kriza, që sot u mbajt në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), mes tjerash janë miratuar propozim masa për aftësim të një qendre të re të pranimit në Gjevgjeli, që është hapur sot. “Në takim, përveç që është shqyrtuar rrjedha e […]

Page 1 of 1