fbpx

Tusk javën e ardhshme për vizitë në Maqedoni

-

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, edhe pse tash për tash nuk ka konfirmim zyrtar për vizitën.

Siç mëson “Meta”, ende nuk është saktësuar dita se kur do të vijë Tusk. Detajet dhe agjenda e saktë do të publikohen më së voni të premten.

Shkak për vizitën e tij në Maqedoni, siç njoftojnë burime diplomatike, janë paralajmërimet e shpeshta për valë të re të refugjatëve për shkak të raporteve të acaruara mes BE-së dhe Turqisë dhe kërcënimet për prishjen e marrëveshjes mes Ankarasë dhe Brukselit, por edhe shkaku i thellimit të krizës politike në Maqedoni.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Tusk në Maqedoni në dy vitet e fundit gjegjësisht pasi fillimit të krizës së refugjatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.