fbpx

Bundestagu vlerëson se vështirë do të shkojë formimi i Qeverisë në Maqedoni

-

Komisioni për çështje evropiane në Bundestagun gjerman sot diskutoi për situatën aktuale në Maqedoni, ndërsa pas përfundimit të seancës, social- demokrati Josip Juratoviq (SPD) deklaroi se situata në Maqedoni është e vështirë sa i përket formimit të Qeverisë, njofton “Dojçe Vele”.

Ai shton se patjetër të vazhdojë ndërmjetësimi që të pranohet rezultati i zgjedhjet dhe të formohet Qeveria.

“Në një demokraci legjitime është që koalicionet apo shumicat lirshëm të formohen. Duke pasur parasysh se ekziston propozim për koalicion, thjeshtë pritet kryetari të pajtohet me zgjedhjen. Tani jemi të ftuar gjegjësisht institucionet evropiane në vend, duhet t’ia bëjnë të qartë (Ivanovit v.j) se, nga aspekti demokratike, prej tij thjeshtë pritet që të dakordohet dhe këtë ta legjitimoj”, ka deklaruar Juratoviq.

Ai konsideron se BE është alternativa e vetme për Maqedoninë, por paralajmëron edhe se “qeveria maqedonase nuk dëshiron në BE”.

Demokristiani gjerman Torsten Fraj vlerëson se “për momentin partitë në Maqedoni merrem me veten dhe çështjet kushtetuese”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.