Grupi Ndërkombëtar për Kriza apo International Crisis Group (ICG) e ka renditur Maqedoninë në një listë të re ku bëjnë pjesë vende si Avganistani, Bangladeshi, Gambia, Iraki, Azerbajxhani, Kongo dhe Siria.
Sipas GNK-ICG Maqedonia e meriton këtë vend pasi politikaka gabuar dhe ka ngritur në këmbë popullin. Këto gabime të politikës kanë nxitur kritika dhe komente negative nga faktori ndërkombëtar. Kryetari Ivanov kagabuar me vendimin për faljen e 56 funksionarëve. Gjithashtu përmendet edhe vdekja e Kosta Krpaç, dëshmitar i PSP-së. Për fund, sipas GNK-ICG Maqedonia futet në grupin e vendeve në rrezik dhe krizë pasi Freedom House me raportin e fundit tregoi se mediat në Maqedoni janë nën presion.
GNK-ICG ka zyra në 5 kontinente dhe përfaqësues në Brisel, Washington, Neë York dhe Peking. GNK-ICG ka ndikim të madh mbi politikat e SHBA-ve, BE-së, OKB dhe NATO.
Grupi Ndërkombëtar i Krizës raportin më të ri e publoi dje, në faqen e internetit.
GNK lshtl organizatë e pavarur, pa profit dhe joqeveritare që merret me zgjidhjen e konflikteve vdekjeprurëse, me ekipe në pesë kontinente.
Ky Grup ka zyra në Bruksel, Uashington, Nju Jork dhe Pekin.