fbpx

Bejli: Punojmë për t’i ndihmuar Maqedonisë

-

SHBA-të po ndihmojnë Maqedoninë në rrugën e euro- integrimeve, por edhe me ballafaqimin e krizës së thellë politike, porositi mbrëmë ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, gjatë festimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-së.

““Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se është duke u punuar për krizën politike të Maqedonisë, për përforcimin e qeverisjes të së drejtës dhe institucioneve demokratike siç është theksuar në Marrëveshjen e Përzhinës. Këto angazhime kanë dominuar pas lajmeve, por ne gjithashtu e dimë se Maqedonia është shumë më shumë se ajo që shkruhet në titujt e lajmeve. Maqedonia është populli i saj, trashëgimia e saj, bukuritë e saj natyrore të Malit Sharr deri në Liqenin e Dojranit, nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës deri në Osogovë. Që ta njoftojmë dhe kuptojmë Maqedoninë, duhet ngritur shikimin prej preokupimeve tona ditore dhe ta çmojmë këtë bukuri që na rrethon. Unë jam i bekuar që mund ta bëjë këtë prej këtu, çdo ditë”, theksoi Bejli.

Duke folur për menaxhimin me konfliktet dhe duke cituar mendimin e Abraham Linklon, “Mënyra më e mirë që të parashihet e ardhmja është që ajo të krijohet”, Bejli tha se problemet dhe sfidat duhet të zgjidhen në mënyrë që gjeneratat e ardhshme do t’u mundësohet vendimet t’i shohin me krenari.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.