fbpx

“Foreigns Affairs”: Brexit mund ta largoj Maqedoninë nga BE dhe ta fut në konflikt

-

Ngjarjet e mëdha në Evropë, siç ishte rënia e Murrit të Berlinit, kanë tendencë të nxisin dhunë në Ballkan, thekson revista „Foreign affairs “ në analizën e ndikimit të Brexit ndaj Ballkanit dhe aspiratat e saj euroatlantike.

Në shkrimin, bashkautor i të cilit është Ognen Vrangelov, doktorant i shkencave politike në Universitetin “Queens”, thuhet se efektet nga Brexit do të jenë më pak të dhunshme dhe në mënyrë plotësuese do ta trazojnë rajonin problematik.

“Ikja e Britanisë së Madhe, para së gjithash do ti bëjë më të largëta përpjekjet e rajonit për anëtarësim në BE, pasi që vendet nga kjo pjesë e panë jo funksionalitetin e Brukselit dhe nevojën për reforma në BE. Nacionalistët në Francë, Holandë dhe në vendet tjera anëtare të BE thërrasin për referendume personale për dalje dhe kjo gjë e ulë vullnetin e Ballkanit për tu bashkuar në ndryshimet demokratike, sidomos nëse në fund BE shuhet. Pa një rrugë bindëse ndaj Brukselit, është e mundshme ngadalësimi i progresit politik të qeverive në Ballkan. Në fund, Brexit do të mund ti jepte kurajë autokratëve të cilët po sillen në instinktet më të këqija të rajonit të ndarë, dobësuar dhe të varfër”, qëndron në analizë.

Në të thuhet se tani është momenti kur Brukseli duhet të dërgojë sinjal të qartë për përkushtim ndaj Projektit evropian me zgjerim drejt Ballkanit.

„Planet për zgjerim u shtynë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në rajon. Elitat politike e shfrytëzojnë retorikën nacionaliste dhe plagët e hapura që të shmanget vëmendja nga akuzat për korrupsion. Atyre nuk u shpejtohet që ta drejtojnë vendin drejt anëtarësimit në BE sepse kjo do të thoshte përforcim të sundimit të së drejtës, si dhe efikasitet dhe pavarësi të gjyqësisë“, vlerësojnë autorët.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.