fbpx

Hanes Svoboda: KE-ja reagon shumë vonë dhe shumë pak ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni

-

Komisioni Evropian reagoi shumë vonë ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Maqedoni, vlerëson eurodeputeti austriak Hanes Svoboda, në intervistën për “Juropian Vestern Ballkans” (European Western Balkans) kushtuar gjendjes së socialdemokracisë në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me të dhënën se Maqedonia është aspiruesja më dobët e renditur për anëtare të BE-së, sipas Indeksit të lirisë së mediave, Svoboda shprehet se ky është vetëm njëri prej problemeve në vend.

– Mendoj se liria e mediave si e tillë, është element thelbësor i demokracisë dhe duhet doemos të respektohet në BE. Kjo është bazë për të gjitha kërkesat e vendeve aspiruese për anëtarësim në BE. Liria e mediave është vetëm një element i zhvillimit të përkeqësuar në Maqedoni. Komisioni Evropian reagon shumë vonë, ndërsa shumë pak për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Kjo është arsyeja që vazhdimisht shkelen në mënyrë të vrazhdë të drejtat themelore parlamentare dhe mediatike – konsideron Svoboda.

Lidhur me krizën politike, Svoboda konsideron se krahas Brukselit, edhe vendet tjera anëtare të BE-së duhet doemos të kërkojnë përmirësim të gjendjes me të drejtat në Maqedoni.

– Jo vetëm Komisioni Evropian, por edhe të gjitha vendet anëtare duhet doemos t’i respektojnë dhe t’i mbështesin në mënyrë aktive këto kërkesa të drejtuara deri te forcat politike maqedonase, veçanërisht deri te Qeveria aktuale dhe deri te Presidenti. Nga ana tjetër, Greqia duhet të jetë shumë më e dobishme në dhënien e dorës për Maqedoninë në kontestin për emrin – vlerëson Svoboda.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.