fbpx

LSDM dëshiron të flet për shtyrje të zgjedhjeve, por s’ka me kë

-

LSDM dëshiron të flet për atë se deri ku është zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe nëse ka hapësirë zgjedhjet të shtyhen për kohë të caktuar, por s’ka me kë të bisedoj, konfirmojnë burimet e partisë opozitare për “Meta”.
“Ne duam të flasim për atë që është realizuar deri më tani nga Marrëveshja e Përzhinos dhe nëse ndoshta janë krijuar kushtet për shtyrjen e procesit zgjedhor, por me kë, me kë të flasim!- thonë zyrtarë të lartë të LSDM-së për “Meta” në pyetjen nëse është biseduar për shtyrjen e zgjedhjeve është arritur marrëveshje që të mbahen më 5 qershor të këtij viti.

Spekulimet nëpër qarqet politike thonë se kjo mund të jetë datë kompromisi sepse insistimi për zgjedhje për javën e fundit të qershorit ka qenë e papranueshme për partisë për shkak të sezonit të pushimeve.

Ndërkaq, siç mësohet LSDM është e vetme në kërkesën për analizë sepse deri më tani është arritur nga marrëveshja. Nga ana tjetër gjegjësisht nga VMRO DPMNE nuk ka kurrfarë sinjali për fillim të bisedimeve në këtë temë apo për shtyrje eventuale të zgjedhjeve.

Për këtë shkak siç dje për “Meta” deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev pritet arritja e euro- komisarit për zgjerim Johanes Han, që të ketë vendim të prerë nëse ka nevojë dhe nëse po, kur do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në deklaratë për “Meta” dje  Zaev madje në tavolinë vendos se “ndoshta do të ketë vendim se shtatori është data ideale”, por shton se edhe më tej s’ka marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve dhe, siç thonë, për këtë vendim duhet të bisedojnë të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos në takimin me Johanes Han në Shkup.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.