fbpx

Dimovski emërohet kryetar i Komisionit për aferën me letërnjoftimet

-

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski do të jetë kryetari i Komisionit Anketues i cili duhet të merret me zbardhjen e skandalit me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera, vendosën sot anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Përfaqësuesit e LSDM-së nuk morën pjesë në seancën e Komisionit e as që propozuan anëtarë të tyre.

Nënkryetar do të jetë Lupço Dimovski nga VMRO DPMNE ndërsa anëtarë nga partia në pushtet do të jenë Trajçe Dimkov, Blagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Blagica Lasovska, Andon Çibishev dhe Dragan Danev.

Përfaqësues të BDI-së në këtë komision do të jenë Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi, nga PDSH Gazmend Aliji ndërsa anëtar i pavarur do të jetë Solza Grçeva.

Parashihet në këtë komision numri i anëtarëve të jetë i njëjtë sikur edhe në Komisionin anketues për përgjim gjegjësisht gjithsej 16 anëtar, prej të cilëve tetë nga VMRO DPMNE, katër nga LSDM, dy nga BDI, një nga PDSH dhe një anëtar i pavarur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.