Dy partitë më të mëdha politike LSDM dhe VMRO-DPMNE, duke vlerësuar gjendjen e mediave në vend, dolën me dy të vërteta krejt të kundërta – nga liria absolute tek të gjendja e keqe katastrofike. E vërteta është krejtësisht ndryshe edhe kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, por edhe për lirinë e shprehjes ka shumë punë për t’u bërë, shkruan Vërtetëmatës.

LSDM u lavdërua se kanë siguruar liri të mediave:

LSDM dhe qeveria të cilën e drejton ajo, ka arritur t’i jep fund dhunës kundër gazetarëve dhe të sigurojnë lirinë e mediave. Kjo pranohet dhe konfirmohet në raportin më të fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku thuhet se nga viti 2018 Republika e Maqedonisë së Veriut veçohet nga vendet e tjera të ish-Jugosllavisë përmes presionit të zvogëluar dhe ndjekjes penale të gazetarëve … Tani po konfirmohen angazhimet e LSDM-së për media të lira…

Ndërsa VMRO-DPMNE u kundërpërgjigj se situata ishte katastrofike e keqe:

Janë qesharake përpjekjet e qeverisë reketuese kriminale të LSDM-së për të paraqitur se Republika e Maqedonisë shënon përparim në lirinë e mediave. Vetëm për ta përkujtuar LSDM-në dhe Zaevin, në Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2019 është vërtetuar se ekziston presion mbi median dhe drejtësi selektive në Maqedoni…

Ky pretendim erdhi menjëherë pas komunikatës nga partia qeverisëse të LSDM-së, e cila gjithashtu është vetëm pjesërisht e vërtetë e në të cilën gjithashtu është shtrembëruar e vërteta, përkatësisht ka spin, kur pretendohet se LSDM-ja dhe qeveria që e drejton ajo kanë arritur t’i japin fund dhunës ndaj gazetarëve dhe të sigurojnë lirinë e mediave.

Këto të fundit, si bazë e marrin një raport të Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, në të cilin, sipas komunikatës, është bërë një krahasim midis lirive të mediave dhe sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, krahasuar me disa vende të tjera në ish-Jugosllavi, me ç’rast konstatohet “presion i ulur dhe ndjekja penale e gazetarëve”, duke filluar ngas viti 2018. De facto, në deklaratë zbulohet shtrembërimi i asaj që është pjesërisht e vërtetë dhe shndërrohet në të vërtetë absolute, përkatësisht se mediat janë absolutisht të lira dhe se nuk ka dhunë ndaj gazetarëve.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, manipulon, duke e shtrembëruar faktin se kinse qenka qesharake që LSDM-ja të përpiqet të thotë se ka përparim në lirinë e medias dhe shkojnë edhe më tej, duke e akuzuar atë (LSDM-në) për censurë, për ndërhyrje në redaksi, për kallëzime penale kundër gazetare, etj.

E vërteta është, natyrisht, ndryshe. Nuk është as e vërtetë që mediat në vend janë plotësisht të lira dhe se dhuna ndaj gazetarëve ka mbaruar, por as pohimi i opozitës se nuk ka përparim. Ka pasur një përparim të dukshëm që nga ndërrimi i qeverisë në qershor 2017, por kjo nuk është e mjaftueshme për ta shpallur Maqedoninë parajsë mediatike.

Ky vlerësim është, në të vërtetë, vlerësimi i shoqatave të gazetarisë vendase dhe nëse i shikoni të gjitha raportet e SPPMShGMSEMMMIM etj, do të arrihet në këtë përfundim. Në veçanti, ka pasur përparim në uljen drastike të dhunës (fizike) ndaj gazetarëve, gjë që mund të vërehet lehtësisht nga infografi që para do kohe e botoi agjencia e lajmeve “Meta.mk”.

Nëse shikohen raportet e institucioneve dhe organizatave relevante të huaja, do të konstatohet pak a shumë e njëjta gjë. Raporti i Departamentit të Shtetit nga viti 2019, i cituar në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, ka të bëjë me situatën në vitin 2018 ku theksohet që përkundër “ndarjeve të zgjatura të mediave dhe raportimit të tyre politik kryesisht, media të shumta të pavarura vazhdojnë të shprehin pikëpamjet e tyre të ndryshme pa parë presion të shtuar ose kufizim”. Në Raportin për progresin e RMV-së për vitin 2019 nga Komisioni Evropian theksohet që “vendi është i përgatitur në mënyrë të moderuar” në fushën e lirisë së shprehjes dhe se “liria e shprehjes dhe liritë e medias po përmirësohen”.

Nëse shikohet Indeksi i lirisë së mediave të Reporterëve pa klufi nga viti 2019, shihet se vendi është sa i përket pikëve është njëlloj si në vitin 2018, por ka përparuar për 14 vende dhe tani është në pozitën e 95-të në botë.

Në të gjitha këto raporte nga të huajt dhe organizatat vendase të gazetarëve, problemet që janë identifikuar janë pothuajse identike dhe janë dhënë rekomandime për përmirësim të gjendjes. Në të gjithë është theksuar se Reforma e shërbimit publik nuk është realizuar dhe se vendi duhet t’i përkushtohet kësaj çështjeje, si dhe të ketë kujdes dhe të monitorojë vazhdimisht situatën e sigurisë së gazetarëve, se statusi i tyre material dhe shoqëror nuk është përmirësuar aspak dhe që vetë-censura është ende një dukuri që haset.

Këto dhe probleme të tjera, të tilla si moszgjedhja pashpjegueshme e Këshillit Programues të RTM-së dhe anëtarëve të Këshillit AShMAAV, janë të njohura si për gazetarët ashtu edhe për shoqatat e gazetarisë, kështu që mund të supozohet se edhe në njërën edhe në komunikatën e dytë të të dy partive më të mëdha politike, identifikohen pjesë me spine, përkatësisht shtrembërime të së vërtetës.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.