Lëvizja për ajër të pastër, iniciativa qytetare për luftë kundër ndotjes, në mënyrë simbolike, për nesër në orën 12 e 5 minuta ka paralajmëruar bllokim të fabrikës së Çimentos “Titan Usje” në Shkup, në shenjë proteste për shkak të dyshimeve se ky kompleks industrial e ndot ajrin e Shkupit, kurse gjatë kësaj ndotja nuk monitorohet në mënyrë adekuate nga ana e organeve kompente shtetërore, shkruan Meta.mk.
“Ministria nga viti 2016 i mban në sirtar direktivat e BE-së që kanë të bëjnë me emetimet të cilat vijnë nga industria, më saktësisht direktivat IED dhe WI”, thuhet në komunikatën për publikun, të publikuar në fejsbuk faqen e Lëvizjes, që është pjesë e grupacionit të shoqatave qytetare ekologjike të quajtura “Fronti i gjelbër”.
“Paralajmërimi për bllokim është tërësisht i pabazë dhe i palogjikshëm dhe nuk do t’i përmirësojë gjendjet me ajrin ambiental në qytetin tonë as në minimum. USJE nuk është shkaktar për gjendjet me ajrin ambiental në Shkup dhe me përgjegjësi pohojmë që bllokimi i këtillë do të thotë vetëm defokusim nga problemet e vërteta. Ne jemi kompani e hapur dhe flasim në mënyrë transparente për të gjitha aktivitetet tona”, qëndron, ndër të tjerat, në reagimin me shkrim nga Çimentorja, si përgjigje në pyetjen e “Meta.mk”.
Në reagim përmendet që monitorimi është 24 orësh, 365 ditë në vit dhe në këtë moment është i pavarur dhe automatik.
“Ne jemi vetëm shfrytëzues të pajisjes, kurse edhe të gjitha matjet kontrolluese sugjerojnë në faktin që gjendjet me ajrin ambiental nuk kanë të bëjnë me punën e USJE-s. Për fat të keq, kundër Çimentores USJE po bëhet gjueti e shfrenuar në bazë të informatave krejtësisht të pavërteta, madje shkohet edhe më larg, me publikim të fotografive të rrejshme të cilat aspak nuk janë nga USJE”, thonë nga drejtoria e Çimentores, duke paralajmëruar procedura kundër disa persona për përhapje të dezinformatave dhe krijim të panikut e frikës.
Çimentorja e Shkupit muajt e kaluar ka qenë nën vëzhgim të opinionit pasi u zbuluar që ajo për lëndë djegëse, në proceset e saj teknologjike përdor edhe hedhurina, të ashtuquajturën RDF lëndë djegëse, të cilën e importon nga jashtë. Mirëpo, për dallim prej eko-shoqatave tjera, si O2 Iniciativa të cilat insistojnë për miratim urgjent të ndryshimeve të Ligjit për veprim me hedhurina, të propozuara nga RDM-ja në Kuvend si dhe ndalesë për import të hedhurinave, “Lëvizja për ajër të pastër” fokusin e vendos mbi nevojën për monitorim cilësor dhe të përforcuar të industrisë, konkretisht mbi Çimentoren e Shkupit.
Megjithatë, importi i hedhurinave dhe mënyra si ato trajtohen edhe më tej mbetet çështje e interesit të opinionit më të gjerë, që nuk ka besim në atë se si shërbimet inspektuese i bëjnë kontrollojnë për çka bëhet me hedhurinat e importuara. Nga grupi më i madh i deputetëve në Parlament, ai i LSDM-së, të premten kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ta kthejë në rend të ditës pikën me ndryshimet e propozuara, të parashtruara nga RDM dhe lajmëruan që do ta përkrahin ndalesën për import të hedhurinave si lëndë djegëse.
Qëndrimi i grupit të deputetëve të LSDM-së është në kundërshtim me qëndrimin e Jani Makradulit, zëvendës ministri për mjedis jetësor, i cili është kundër idesë për ndalesë të plotë për import të hedhurinave.
“Kjo nuk është zgjidhje, është vetëm popullizëm. Punët nuk mund t’i zgjidhni vetëm me ndalesë, por me monitorim, rregullim”, konsideron Makraduli.