Të bëhet definimi i saktë se cilat “raste të punësimeve urgjente dhe që nuk mund të prolongohen” mund të shpallen punësime të reja në sektorin publik, gjatë zgjedhjeve, por edhe të emërohen funksionarë të rinj, kërkon Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK), prej ku theksojnë që shpalljet në masë për punësime, veçanërisht në janar, “lënë vend për dyshimin se po ndikohet mbi elektoratin”, njofton Meta.mk.

Kodi zgjedhor dhe Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të Interesave parashikojnë ndalim për punësime dhe pushime nga puna në sektorin publik që nga data e marrjes së vendimit për të shpallur zgjedhjet e deri në fund të zgjedhjeve, ndërsa procedurat e filluara vendosen në pritje. Përjashtim janë “raste urgjente dhe punë që nuk mund të prolongohen”.

“Duke pasur parasysh se rastet e “raste urgjente dhe punë që nuk mund të prolongohen”.nuk janë përcaktuar saktësisht, as në këto ligje dhe as në ligjet materiale që e rregullojnë punësimin në sektorë të caktuar, përvoja e deritanishme ka treguar që ky përjashtim shpesh keqpërdoret, dhe në vend të përjashtimit bëhet rregull. Gjithashtu në të dy ligjet nuk ka dispozita që e rregullojnë çështjen e emërimit / caktimit të personave në organet e menaxhimit të sektorit publik (drejtori, anëtarët e bordeve mbikëqyrës dhe drejtues). Duke pasur parasysh që periudha elektorale zgjat një periudhë më të gjatë kohore, e ndërkohë paraqiten situata që duhet të bëhen emërime dhe shkarkime të personave në organet qeverisëse, rregullimi i kësaj çështjeje është i domosdoshëm për të kufizuar ndikimin politik në politikën e kuadrove në institucioneve publike. Këto çështje të procesit zgjedhor duhet të rregullohen përmes ndryshimeve në Kodin zgjedhor dhe Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave”, vlerësojnë nga KShPK.

Komisioni të premten u bëri thirrje institucioneve që, përveç ligjeve, të respektojnë parimet e qeverisjes së mirë dhe integritetit.

“Kjo është edhe më shumë që në periudhën pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme, e veçanërisht në janar, jemi dëshmitarë shpalljes në masë të konkurseve për punësim që, edhe pse nuk është e kufizuar me Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalim të korrupsionit, lë hapësirë ​​për dyshim se ndikimi në elektorat”. ka bërë me dije Komisioni të Premten.

Punësimet në sektorin publik e veçanërisht në periudhën parazgjedhore, trajtohen si probleme thelbësore në Strategjinë e re të parandalimit të korrupsionit, që është në procedurë parlamentare për miratim.

Në Planin aksionar të Strategjisë së KShPK-së propozohet që Ministria e drejtësisë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të përcaktojë saktësisht përjashtimet për të cilat punësimi parazgjedhor do të jetë i mundur dhe të sjellë ndryshime legjislative.