fbpx

Gjykata kushtetuese shpalli veten si jokompetente për lëshimin e Kuvendit

-

Gjykata kushtetuese hodhi poshtë nismën e deputetit Pavle Trajanov dhe kryetarit të Kongresit botëror maqedonas (KBM) Todor Petrov, për lëshimin jo- kushtetues të Kuvendit me zbatim të anuluar dhe u shpall si jokompetent që të vendos për lëshimin e Parlamentit.

Ndryshe, sot në mëngjes në debatin e Gjykatës kushtetuese lidhur me këtë nismë, gjykatësja Natasha Gaber, që është përpiluese e raportit, tha se vendimi i këtillë i Kuvendit është presedencë dhe Kuvendi nuk guxon të merr vendime.

Ajo tha se gjatë zgjedhjeve të parakohshme, afati për zgjedhje është 60 ditë ndërsa me zbatimin e anuluar prej 24 shkurtit, zgjedhjet do të duheshin të jenë më 24 prill, që në fakt është 61 ditë.

Sipas saj, kjo do të thotë se zgjedhjet nuk janë legjitime.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Elena Gosheva është deklaruar se nuk pajtohet për qëndrimin e gjykatëses Gaber.

Ajo konfirmoi se nisma duhet të hidhet poshtë sepse Gjykata kushtetuese s’mund të vendos për akt, por vetëm për ligje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.